Kosovë- Festimet e natës së ndërrimit të viteve gjithmonë sjellin edhe incidente e të lënduar.
Një incident i tillë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme (31 Dhjetor), në Prizren të Kosovës, pak para se të vinte mesnata.
Shpërthimi i fishekzjarreve ka dalë jashtë kontrollit, duke plasur në mënyrë të pakontrolluar.
Mediat e Kosovës shkruajnë se gjashtë banesa dhe makina kanë mbetur të dëmtuara nga shpërthimi, i cili deri tani konsiderohet aksidental.
Një person gjithashtu ka mbetur i plagosur, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ende. Deri më tani nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurit.