Ndërroi jetë në anijen hotel në Angli, shqiptarit Leonard Farruku do i jepet lamtumira në atdhe, përcillet në banesën e fundit të mërkurën

Ndërroi jetë në anijen hotel në Angli, shqiptarit Leonard Farruku do i jepet lamtumira në atdhe, përcillet në banesën e fundit të mërkurën

Leonard Farruku

Leonard Farrukut shqiptarit që u gjet i vdekur më 12 dhjetor 2023 në anijen hotel të menaxhuar nga qeveria angleze, “Bibby Stockholm” do t’i jepet lamtumira e fundit në atdhe.

Në pamundësi financiare për të sjellë trupin në Shqipëri familja hapi një “Gofund” disa ditë më parë dhe falë bujarisë së shtetasve anglez, komunitetit shqiptarë në Angli dhe shqiptarëve në të gjithë botën, është mbledhur një shumë rekord, për sjelljen në atdhe të trupit të Farrukut. Siç bëjnë me dije të afërmit në rrjete sociale, Farruku do të përcillet në banesën e fundit të mërkurën dhe ceremonia mortore do të zhvillohet në Tiranë.

Vdekja e papritur e Farrukut siç kanë deklaruar më herët autoritetet britanike do të hetohej plotësisht. Disa ditë më parë në mediat britanike u publikua një vlerësim për politikën e akomodimit të emigrantëve në anijen hotel Bibby Stocholm ku theksohej se emigrantët përballeshin me diskriminime. Por ky raport vlerësimi u fshi nga faqja e Home Office me argumentin se ishte publikuar gabimisht.  Por hetimet janë ende në vijim.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë