Kosova e Shqipëria i japin lamtumirën Haxhi Thaçit! Mesazhi i ish-presidentit nga qelia: Nga Haga të them, babë mirupafshim në parajsë! (VIDEO)

KOSOVË- Mijëra të pranishëm nga e gjithë Kosova dhe më gjerë bënë respektin e fundit në homazhet ndaj Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Shteti shqiptar u përfaqësua nga një delegacion parlamentar. Emocionalisht, atmosfera ishte edhe më e zymtë për shkak të mospranisë së Hashim Thaçit në përcjelljen e të atit, pasi Gjykata Speciale në Hagë nuk lejoi pjesëmarrjen e tij. 

“Në spital të thashë lamtumirë, babë! Nga Haga të them, mirupafshim në parajsë!”, ka qenë mesazhi i ish-presidentit Hashim Thaçit në kurorën me lule për babanë e tij, 

Kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali tha se kujtimi i Haxhi Thaçit nuk do të shuhet kurrë, ndërsa organet e drejtësisë në Hagë, po shkelin çdo ditë parimet dhe shpresën që publiku kishte tek ajo.

"Nuk i bën nder askujt, përveçse armiqve të lirisë, fakti që Hashim Thaçi dhe udhëheqësit kryesorë të UCK-së janë sot në “shtatë penxheret” e Hagës. Si viktima të një drejtësie që po bëhet përditë e më tepër një iluzion dhe përditë e më tepër po shkallmon vlerat, parimet dhe standartet ndërkombëtare të drejtësisë dhe injoron e margjinalizon institucionet sovrane të shtetit të lirë e sovran të Kosovës", tha Spiropali. 

Jo në këmbë të bashkëshortit, por si një nënë dhe gruaja e një politikani, zonja Linda Rama tha se mirëkupton nënën dhe gruan e komandatit Hashim në këtë ditë, ku siç tha, mungesa e dikujt, nuk mund të konsiderohet më e madhe.

“Erdha këtu për t’i dhënë lamtumiren bacës Haxhi. Kjo është një ditë e trishtuar dhe në këtë ditë të trishtuar jam këtu me ty nana Hyrë, jo në këmbë të Edit, por në radhë të parë se e di mirë se çfarë do të thotë të jesh prind i një politikani e posaçërisht nëna e një politikani. Në këtë ditë të trishtuar jam këtu me të gjithë familjen tuaj të cilës sot i mungojnë dy burra", tha Linda Rama.

Fjalën e fundit në homazhet për Haxhi Thaçin, e mbajti nipi i tij Endriti, djali i Hashimit.

"Gjyshi asnjëherë nuk është dorëzuar përballë sëmundjeve. Shpresa për ta takuar babin ishte më e madhe se dhimbjet e sëmundjeve. Besimi ishte më i madh se aktakuza e padrejtë. Në muajt e fundit çdo orë priste t’ia hapte derën e spitalit, nuk u dorëzua dhe u rikthye në jetë disa ditë. Tri orë atë ditë, iu bënë një jetë. Që të dy e kërkonin lirinë, çlirimin”, tha Endriti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk mori pjesë as në homazhe e as në ceremoninë e varrimit të babait të Hashim Thacit, ndërsa siç mediat në Kosovë raportojnë, presidentja Vjosa Osmani, dërgoi këshilltarin e saj Ismet Krasniqi për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Haxhi Thaçit. Në këtë ceremoni ishin dhe kreu i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, Daut Haradinaj i AAK-së dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Mospjesëmarrja e ish presidentit Thaçi në ceremoninë mortore të të atit ngjalli reagime të forta. Kreu I qeverisë shqiptare Edi Rama dje shkroi në rrjete sociale se moslejimi I Thaçit në varrimin e babait është “Një nivel i ri i turpit nga një tribunal i turpshëm dhe pa turp, i cili e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë të zbrazëta dhe vullnetin e Kuvendit të Kosovës në një boomerang brutal”. Këto fjalë u shpërndanë edhe nga emisari special I Donald Trump Richard grenell që publikoi të njëjtin qëndrim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:20
Kurti mungon në homazhet e babait të Hashim Thaçit, Osmani dërgon këshilltarin

1741519260_albinkurti.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk mori pjesë as në homazhe e as në ceremoninë e varrimit të babait të Hashim Thaçit, ndërsa siç mediat në Kosovë raportojnë, presidentja Vjosa Osmani, dërgoi këshilltarin e saj Ismet Krasniqi për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Haxhi Thaçit.

Në këtë ceremoni ishin dhe kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, Daut Haradinaj i AAK-së dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ora 18:11
Kjo mund të jetë arsyeja pse Thaçi nuk u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait

1742317998_HashimThaci1.jpg

Hashim Thaçi

Aktakuza e dytë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi po konsiderohet të jetë arsye e mundshme që Gjykata Speciale nuk i dha leje atij të merr pjesë sot në ceremoninë e varrimit të babait të tij, Haxhi Thaçi.

Avokati Ardian Bajraktari në një prononcim për KosovaPress, tha se nuk ka bazë për moslejimin e pjesëmarrjes së Thaçit në varrimin e babait të tij, ngase është vendim jo human dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Bajraktari potencoi se aktakuza e dytë, mund të ketë pasur impakt në lidhje me refuzimin e kërkesës së Thaçit për të ardhur sot në Kosovë.

Gjykata Speciale në Hagë në dhjetor të dhjetor 2024-ës, ka ngritur aktakuzë të re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt e Fadil Fazliut, për vepra që lidhen me pengimin e drejtësisë.

Bajraktari u shpreh se ditëve në vijim Dhomat e Specializuara duhet të lejojnë lirimin e haçit për të marrë pjesë në të pamen e babit të tij, Haxhi Thaçit, raporton KosovaPress.

Babai ish-presidentit Thaçi vdiq të dielën, disa kohë pasi u raportua se gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë. Ditë më parë, Thaçi vizitoi të atin në Klinikën Interne pranë QKUK-së, ku tashmë i ndjeri po trajtohej.

Varrimi i tij u bë sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt./ KosovaPress

Ora 16:52
VIDEO-‘Në spital thashë lamtumirë, nga Haga mirupafshim në parajsë’, lamtumira prekëse e Thaçit për babanë

 

Ish-presidenti Hashim Thaçi nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e varrimit të babait, ndërkohë në pamjet e shpërndara nga ceremonia mortore, ai është kujdesur që ti dërgojë atij mesazhin e fundit përpara se të varrosej.

“Në spital të thashë lamtumirë babë! Nga Haga të them mirupafshim në parajsë” janë fjalët me të cilat Hashim Thaçi kishte veshur kurorën me lule që iu vendos në banesën e fundit babait të tij.

Ish-presidenti në dhomat speciale të Hagës u ndalua të merrte pjesë në ceremoninë mortore nga gjykata speciale e Hagës e cila nuk ka dhënë një sqarim të qartë deri më tani për këtë veprim.

Ora 15:39
Kosovë/ Përcillet për në banesën e fundit babai i ish presidentit Hashim Thaçi

Përcillet për në banesën e fundit Haxhi Thaçi, babai i ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Ai u varros me një ceremoni në fshatin Burojë të Skënderajt, raportojnë mediat në Kosovë. 

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë familjarë, miq, politikanë nga Kosova dhe Shqipëria dhe nga Maqedonia e Veriut por mungoi i biri, ish presidenti i Kosovës, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë. 

Megjithatë, ai i dërgoi një kurorë me lule me mbishkrimin: "Në spital të thashë lamtumirë, babë. Nga Haga të them, mirupafshim në parajës”.

Thaçi arriti që ta shihte për herë të fundit disa ditë para se ai të ndërronte jetë. Më 13 mars, ai mori leje nga Gjykata Speciale për shkaqe humanitare.

Ora 13:03
Homazhet për babain e Hashim Thaçit/ I biri mban fjalimin emocionues: Në vend të babait tim, lamtumirën e fundit po e jep Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut (VIDEO)

Djali i Hashim Thaçit ka mbajtur një fjalim emocionues gjatë homazheve për gjyshin e tij, Haxhi Thaçi. Endriti Thaçi i falënderoi të gjithë për mbështjen në këtë kohë të vështirë, ndërsa shtoi se shpresa e gjyshit të tij për të takuar të birin, ish presidentin e Kosovës, ishte më e madhe se dhimbjet e sëmundjes.

“Faleminderit nga zemra për ngushëllimet për fjalët prekëse. Në emër të familjes Thaçi, në emër të babit iu falënderoj për mbështetjen. U jemi mirënjohës të gjithëve. Gjyshi asnjëherë nuk është dorëzuar përballë sëmundjeve. Shpresa për ta takuar babin ishte më e madhe se dhimbjet e sëmundjeve. Besimi ishte më i madh se aktakuza e padrejtë. Në muajt e fundit çdo orë priste t’ia hapte derën e spitalit, nuk u dorëzua dhe u rikthye në jetë disa ditë. Tri orë atë ditë, iu bënë një jetë. Që të dy e kërkonin lirinë, çlirimin”, tha Endriti.

Ai përmendi faktin se të atin nuk e lejuan që të merrte pjesë në ceremoninë mortore, por shtoi se ë vend të tij ka ardhur e gjithë Kosovë, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.   

“Ai iu mbijetoi të gjitha vuajtjeve, por këto 4 vite nuk i mbijetoi dhimbjes nga padrejtësia. Sëmundje e pashërueshme për njerëz të fortë. Babin nuk e lejuan të jap lamtumirën e fundit, nuk e lejuan t’i hedhë një gusht të dheut të Drenicës, por në vend të babit sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina”, shtoi ai. 

 

Ora 12:57
Djali i Kadri Veselit në homazhet e babait të ish-presidentit të Kosovës! Burrë fisnik e i urtë, i ofroi strehë ushtarëve kur kishin nevojë (VIDEO)

 

Klestor Veseli, djali i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli ka shkuar për homazhe për babanë e ish-presidentit Thaçi.

Mediat në Kosovë raportojnë se gjithashtu ai ka shkruar në Librin e Zisë për Haxhi Thaçin.

“Burrë fisnik e i urtë, ofroj strehë kur ushtarëve u duhej më së shumti, e kurrë nuk e ndau babin nga bijtë e tij”, shkroi Klestori.

Ora 12:46
Spiropali në homazhet për babanë e Thaçit: Shembulli se si një njeri i thjeshtë, mund të bëhet atdhetar i madh (VIDEO)

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ishte sot e pranishmë në homazhet që po zhvillohen për ndarjen nga jeta të babait të e Hashim Thaçit. Ajo tha se Haxhi Thaçi ishte një atdhetar i madh. 

'Haxhi Thaçi, është shembulli sesi një njeri i thjeshtë mund të  bëhet një atdhetar i madh. Kjo është e mundur kur urtësia, njerëzillëku, ndershmëria, lidhjet e forta me njerëzit dhe përkushtimi i përditshëm i një burri që duket i zakonshëm, shumëfishohen, ndriçojnë dhe frymëzojnë përkushtimin dhe sakrificat për atdheun, për kombin.  Përkujdesja prindërore, edukata patriotike, devocioni i këtij plaku që u udhëhoq gjithë jetën nga fryma e së drejtës dhe frymëzimi prej lirisë, i dhanë Kosovës një komandant e luftëtar, një udhëheqës vizionar, Kryeministrin e parë e pastaj edhe Presidentin e Kosovës së pavarur. Faleminderit, burrit dhe patriotit Haxhi Thaçi, që na dhe Hashim Haxhi Thaçin, udhëheqësin politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lufta e së cilës, me mbështetjen e popullit të vet, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s, e ka bërë Kosovën prej 26 vjetësh një shtet të lirë dhe prej 17 vjetësh një shtet të pavarur.

Nuk i bën nder askujt, përveçse armiqve të lirisë, fakti që Hashim Thaçi dhe udhëheqësit kryesorë të UCK-së janë sot në “shtatë penxheret” e Hagës. Si viktima të një drejtësie që po bëhet përditë e më tepër një iluzion dhe përditë e më tepër po shkallmon vlerat, parimet dhe standartet ndërkombëtare të drejtësisë dhe injoron e margjinalizon institucionet sovrane të shtetit të lirë e sovran të Kosovës. Baca Haxhi, në vend të Hashimit kemi ardhur të të përcjellim ne të gjithë, nga Shqipëria dhe gjithë shqiptaria. Të qoftë i lehtë dheu i Burojës, dheu i Skënderajt, dheu i Kosovës', tha ajo.

Ora 12:38
Kosovë/ Ceremonia mortore e babait të ish-presidentit Thaçi, Balla, Ruçi dhe ambasadori Malaj bëjnë homazhe dhe vendosin lule (VIDEO)

 

Në ceremoninë mortore dhe homazhet që po zhvillohen në Kosovë për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit kosovar Hashim Thaçi, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të lartë të politikës shqiptare edhe nga Partia Socialiste.

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin, njëkohësisht kreu politik i Diasporës Taulant Balla, i shoqëruar nga ish-kryeparlamentari dhe sekretari i përgjithshëm i partisë, Gramoz Ruçi dhe ambasadori shqiptar në Kosovë, njëkohësisht aktori Petrit Malaj, vendosën tufa me lule dhe kurora në homaxhët që zhviluan sot në Skënderaj. Balla me një postim të shkurtër në profilin e tij të rrjetit social Instagram, e shoqëruar me një video, shkruan:

“Skënderaj, Kosovë! Ceremonia mortore në nderim të Haxhi Thaçi, babai i Presidentit Hashim Thaçi”.

Në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ishte në Hagë për të vizituar Presidentin Thaçi dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së.

Taulant Balla dhe Gramoz Ruçi, në homazhet për Haxhi Thaçin
Ora 12:37
Linda Rama në homazhet për babanë e Thaçit: Ditë e trishtueshme! Jam këtu jo në këmbë të Edit, por si grua e nënë (VIDEO)

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit mori pjesë në homazhet për babanë e Hashim Thaçit. Teksa shprehu ngushëllimet, Linda Rama tha se edhe në këtë ndarje të dhimshme Hashim Thaçit iu desh të ishte larg në luftë duke iu referuar procesit gjyqësor që po mbahet ndaj tij si i dyshuar për krime lufte në kohën kur ishe komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

"Erdha këtu për t’i dhënë lamtumirën bacës Haxhi, me respektin më të thellë, për këtë familje të njehsuar me historinë e Kosovës falë njërit prej tre djemve të tij, Hashimit, po edhe të vëllazëruar me familjen time, përmes Hashimit.

Kjo është një ditë e trishtuar.

Dhe në këtë ditë të trishtuar jam këtu me ty, nana Hyrë, jo në këmbë të Edit, po në radhë të parë sepse e di mirë se çfarë do të thotë të jesh prind i një politikani, e posaçërisht nëna e një politikani. E kam përjetuar pranë nënës së Edit.

Dhe në këtë ditë të trishtuar jam këtu, me të gjithë familjen tuaj, të cilës sot i mungojnë dy burra.

E di edhe më mirë se çfarë do të thotë të jesh bashkëshortja e një politikani, aq më tepër e një udhëheqësi, aty ku fryjnë dhe nuk pushojnë  erërat e forta. E përjetoj çdo ditë.
 
Por çka nuk di dot fare në këtë ditë kaq të trishtuar është se ç’do të thotë të kesh fëmijën me pushkë në dorë, duke luftuar nëpër male, apo rob të atdhedashurisë së vet diku larg, në një vend pa qiell, e për askush nuk e di se sa kohë. Duhet të jetë një ankth i pambarimtë.

Ndaj nuk më mbajti dot vendi atje në Tiranë, po desha të jem këtu sot, pranë nënës dhe gruas së Hashimit. Nënës dhe bashkëshortes së komandantit, siç i thërrasim gjithnjë dhe në shtëpi, i cili në këtë ditë ndarjeje të dhimbshme duhet të vijojë të jetë larg, në luftë.
 
Nuk besoj se një mungesë mund të jetë dot kaq herë më e madhe se sa prania, në një ditë si kjo. E prandaj ajo rrezaton shumë përtej këtyre mureve, si një këmbanë kujtese për dhimbjen e dhjetëra mijëra prindërve e grave të kësaj toke, po edhe sakrificën e krejt popullit të Kosovës për ta paguar çmimin e lartë të lirisë", tha Linda Rama. 

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 18/03/2025 16:22

    Kur politika të bën që mos të njohësh më vehten! Kurti mbahet në burg për krime kundër njerëzimit dhe krimet e luftës! Shqiptarët është dashur t'i lënë në qetësi thaqët që ta varrosin familjarin aq. Nuk është shtetërore kjo punë se asnjë pozicion shteti nuk ka gëzuar ai! Tani, është e ditur që të gjitha kthesat historike të kombit i kemi të falsifikuara! Tani do na duhet edhe 50 vite me tregu drejtë këtë histori që shtrembërohet sot!

    Përgjigju
  • dori: 18/03/2025 14:11

    U preftë në paqe ky baba i nderuar që politika e ndyrë ja ndëshkoi të birin ....Zoti i ndëshkoftë tradhtarët e tipit Kurti....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

'Po me TikTok-un, si i behët?', Rama me të rinjtë e njësisë 4, “thumbon” Berishën pas protestës: Do vështirësohet edhe më shumë

'Po me TikTok-un, si i behët?', Rama me të rinjtë e njësisë 4, “thumbon” Berishën pas protestës: Do vështirësohet edhe më shumë