KOSOVË- Prof.Dr. Masar Rizvanolli, një nga intelektualët më të mëdhenj të Kosovës ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare.

Ai u gjet katër ditë më parë i vdekur në shtëpinë e tij në Gjakovë. Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit, në ceremoninë mortore morën pjesë vetëm disa miq e të afërm.

Masar Riza Rizvanolli ka lindur në Gjakovë, më 24 maj të vitit 1933. Familja e tij fillimisht ka jetuar në Kukës, në kohën e Jugosllavisë. Prof. Masar Rizvanolli, shkollën fillore e filloi në Kukës, ku mësuesi i tij i parë ishte Ejup Binaku, gjakovar dhe patriot i madh.

Historiani nga Gjakova, Masar Rizvanolli  ka qenë edhe Kryetar i shoqatës së Intelektualëve "Jakova". Ai ka qenë  edhe autor i shumë librave historikë  për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.