Kosovë/ Ndërron jetë ish-zëvendësministri i mjedisit

Kosovë/ Ndërron jetë ish-zëvendësministri i mjedisit

KOSOVË- Ish-zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Shpëtim Rudi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e kësaj të shtune. Lajmi është konfirmuar nga kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, pjesë e cilës ka qenë edhe Rudi, por nuk dihet se cili ka qenë shkaku për këtë ndarje nga jeta në mënyrë të parakohshme.

“Ndarja nga jeta e mikut dhe bashkëpunëtorit tonë Shpëtim Rudi, është një lajm i rëndë për të gjithë ne që patëm fatin ta njihnim dhe të ndanim kohë të çmuar me të. Familjes Rudi dhe të afërmve të Shpëtimit u shprehi ngushëllimet më të sinqerta duke bashkëndarë dhimbjen e thellë për këtë humbje të madhe”, shkroi Pacolli.

Rudi që ishte pjesë e Aleancës Kosova e Re shërbeu si zëvendësministër në kohën e Qeverisë së Hashim Thaçit. Ai ka qenë edhe kryetar i degës së AKR-së në Gjakovë për disa vite si dhe këshilltar i asamblesë komunale. Siç shkruajnë mediat kosovare, varrimi do të bëhet ditën e nesërme (18.08.2019) në ora 14:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë