Ndërron jetë Mohamed Al Fayed, dyshoi deri në fund për aksidentin e Dodit dhe Dianës

Ndërron jetë Mohamed Al Fayed, dyshoi deri në fund për aksidentin e Dodit dhe Dianës

Mohamed Al Fayed

Ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare Mohamed Al Fayed. Ai është babai i Dodi Al Fayed që humbi jetën në një aksident automobilistik së bashku me Dianën, Princeshën e Uellsit. I lindur në Egjipt, Mohamed ndërtoi një perandori biznesi në Lindjen e Mesme përpara se të transferohej në Mbretërinë e Bashkuar në vitet 1970.

Megjithatë, ai kurrë nuk e realizoi dot ambicien e tij për të marrë një pasaportë britanike. Ai i kaloi vitet e tij të fundit duke vënë gjithnjë në dyshim rrethanat e vdekjes së Dodit dhe Dianës.

Al Fayed kishte mbetur kryesisht jashtë vëmendjes së publikut dekadën e fundit, duke jetuar në rezidencën e tij në Surrey me gruan e tij Heini. Klubi i Futbollit Fulham, të cilin Al Fayed e zotëroi për shumë vite njoftoi se ishte “shumë i pikëlluar kur mësoi” për vdekjen e tij. Nën pronësinë e tij, Fulham FC u ngrit nga kategoria e tretë në Premier League.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen