Mbrëmë në Bari të Italisë ka ndërruar jetë piktori i shquar shqiptar dhe mjeshtri i mozaikut Josif Droboniku. Ai ishte bashkëautor edhe i mozaikut të madh ne fasadën e Muzeut Historik Kombëtar. Lajmi i trishtë për ndarjen e tij nga jeta vjen nga piktorja Mira Kucuku e cila pasi na bën me dije për shkakun e largimit nga jeta te mjeshtrit të artit i ka dedikuar këto fjalë.
.'....Pas nje periudhe te shkurter ku luftoi sa mundi me semundjen dhe duke mos u shkeputur asnje çast nga puna dhe projektet e tij, nuk ja doli dot. Piktori dhe ikonografi i njohur ne Itali krijoi linjen e vet te mozaikut monumental duke lene gjurme ne mozaikun kishtar.Nje nga autoret kryesore te mozaikut ne fasaden kryesore te muzeut historik filloi rruga e gjate e artit monumental deri ne ditet e sotme, ku shum projekte kane ngelur ne mes.
Nje familje artistesh qe punonin bashke humbi njeriun e çmuar qe la pas nje familje te mrekullushmesi dhe shume vepra monumentale neper kishat europiane si dhe nje kapitull te veçante ne historine e artit shqipetar. Te ndriste shpirti i dashur miku im Josif i rrethua nga engjejt e bukur te piktures tende!.....
Kush ishte Josif Droboniku
Josif Droboniku u lind në Fier më 25 dhjetor 1952. Ndoqi liceun artistik dhe Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë në degën e Pikturës Monumentale. Mozaikët dhe afresket e tij i gjen në Muzeun Historik Kombëtar dhe Pallatet e Kulturës në Tiranë, Lushnje dhe Peshkopi.
Në Shqipëri Droboniku la pas një krijimtari tashmë të afirmuar në nivel kombëtar, pas kryerjes së studimeve fillimisht në liceun artistik të Tiranës dhe më tej studimeve të kryera në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë (sot Akademia e Arteve të Bukura). Ai ka punuar në zhanre të ndryshme të artit pamor duke filluar që nga filmi multiplikativ pranë Kinostudios dhe më tej kryesisht në fushën e pikturës dhe mozaikut monumental.
Në krah piktorit qëndroi që nga bankat e shkollës dhe deri më në frymën e fundit, bashkëshortja e tij Liljana, një piktore e talentuar. Dhe për këtë lidhje ishte shpesh e vështirë të dallohej me saktësi ku mbaronte vepra e Josifit dhe ku fillonte kontributi i saj.
Komente

Fatkeqsi komtare krejte yjete e shqipnis kan emigru dhe po vdesi neper bote.
Përgjigju