Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare
ish ministri i Jashtëm gjerman

Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare<br />ish ministri i Jashtëm gjerman
Ish ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pas një betejë me leuçeminë.

Alexandre Vofel, zëdhënësi i fondacionit Westerwelle, tha se Guido vdiq këtë të premte, pa dhënë detaje të tjera.

Guido Westerwelle ka mbajtur postin e ministrit të Jashtëm nga viti 2009 deri në 2013-ën dhe ka qenë zëvendëskancelar nga viti 2009 deri në vitin 2011.

Si ministër i Jashtëm, ai kundërshtoi fort ndërhyrjen e trupave të NATO-s në Libi në vitin 2011. Westerwelle morri postin e ministrin e Jashtëm dhe të zëvendëskancelarit në 2009-ën, pasi e drejtoi partinë e tij Demokracia e Lirë në rezultatet më të mira zgjedhore që kjo forcë politike ka njohur ndonjëherë, duke i dhënë fund kështu edhe 11-viteve në opozitë.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit