TIRANË- Arti shqiptar në zi! Konematografia shqiptare ka humbur mëngjesin e kësaj të diele një prej aktorëve më të mirë. Ai është Enea Zhegu, aktroi i njohur në filmin “Tomka dhe Shokët e tij", ku luajti luajti personazhin e “Tomkës”, i cili mbylli sytë përgjithmonë pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Lajmi i trishtë për vdekjen e tij është bërë i ditur nga shumë prej të afërmve dhe miqve në rrjete sociale.
"U prehsh në paqe mik...Aktori i dashur i femijëve të kohës sonë Enea Zhegu", shkruan Anila Astrit Çobani.
![]()
"Ndonjëherë mjafton vetëm një rol që të kthehesh në legjendë. Tomka i dashur nga të gjithë, Tomka i lirisë, Tomka që ngriti peshë zemrat e të gjithëve, edhe për ata që e njihnin... veç nga ekrani. Do mbetet Tomka jonē simbol i brezit që kërkoi ndryshimin. Faleminderit qē na bëre të ëndërrojmë përmes Tomkës! R.I.P Enea Zhegu", ka shkruar Milena Selimi.
"Sa e trishtë është kjo ikja jote prej turravrapi në këtë fundpranvere o Artist i lindur, Enea Zhegu…! E luajte edhe dramën e ikjes pa kthim, njësoj si tek personazhet e roleve në filmat e tu aq të mrekullueshëm, kaq mbresëlënës, të cilat do të mbeten përgjithmonë të gjalla në kujtesën e publikut, të paharruara për të gjitha brezat. Ti ike duke bashkëudhëtuar në heshtje për vite me radhë, në një betejë me dhimbjen që të shkaktonte sëmundja tekanjoze e kapricioze, por asnjëherë dhe në asnjë çast nuk e lëshove veten, sepse jetove si qëndrestar stoik në përballje me atë flamë që pak nga pak kafshonte pjesë nga trupi yt vital…! Shpesh i padrejtë dhe i pamëshirë tregohet fati me Njeriun, por ti i shpërfille të dyja këto, sepse dite të ishe sfidant okatar dhe jetove si një artist i pazakontë deri sa dhe frymën e fundit… Por, e trishtë gjithsesi mbetet kjo ikja jote për të gjithë të afërmit, miqtë dhe adhuruesit e tu që i kishe pafund, kudo nëpër Shqipëri…. Lamtumirë Ena…. Pusho në Paqen tënde qetësinë e merituar…! R.I.P", ka shkruar Ilir Çumani.
Zhegu ka qenë pjesë e disa prej filmave më të famshëm shqiptar, si “Tomka dhe shokët e tij”, “Lulëkuqet mbi mur”, “Njeriu me top”, “Një jetë më shumë”, etj.
S.C/Sh.Sh/Shqiptarja.comKomente


Ngushellime familjes nuk kthehen me ky brez aktoresh ????????????
PërgjigjuVdiq Tomka dhe Ziguri! Role dhe personazhe qe do frymezojne ne vite.
PërgjigjuNgushellime familjes, ,,,,rolet e tij jane te bukura ...
PërgjigjuNgushëllime familjes. Do ngelet i paharruar në brezat e fëmijve që u rritën me rolet e Tomkës.
Përgjigju