Politika Evropiane për herë të parë është në zi. Mëngjesin e sotëm është bërë me dije se David Sassoli ka humbur jetën pas 'luftës' së tij gati një mujore në spitalin Avianos të Italisë.
Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli ndërroi jetë mëngjesin e së martës në moshën 65-vjeçare. Ish-gazetari italian dhe politikani i qendrës së majtë ishte i sëmurë dhe kishte anuluar çdo takim zyrtar që prej 10 dhjetorit.
“Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ndërroi jetë në orën 1:15 të mëngjesit të 11 janarit në spitalin në Aviano të Italisë, ku u shtrua në spital”, tha zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo në Twitter
The @EP_President David Sassoli passed away at 1.15 am on 11 January at the CRO in Aviano( PN), Italy, where he was hospitalized. The date and place of the funeral will be communicated in the next few hours.
— RobertoCuillo (@robertocuillo) January 11, 2022
Më 10 dhjetor, Sassoli u shtrua në spital në Itali për shkak të komplikimeve të rënda të lidhura me një mosfunksionim të sistemit imunitar. Të gjitha ngjarjet në të cilat ishte planifikuar të merrte pjesë kreu i Parlamentit Evropian janë anuluar. David Sassoli ishte president i Parlamentit Evropian prej 705 vendesh që nga viti 2019.
Në dhjetor, 65-vjeçari Sassoli, një ish-gazetar nga Partia Demokratike Italiane, njoftoi se nuk do të kandidojë për t'u rizgjedhur si kryetar i PE, në mënyrë që, shpjegoi ai, "të mos përçajë shumicën evropiane". Mandati i tij përfundoi në janar. Është hera e parë në historinë e Parlamentit Evropian që një president në detyrë kandërruar jetë. Sipas rregullores së brendshme të Parlamentit Evropian, nënkryetari i parë duhet të veprojë si president deri në zgjedhjen e një pasuesi.
Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ndërroi jetë papritur në moshën 65-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa vendin e tij pritet ta marrë konservatorja nga Malta, Roberta Metzola.
Metzola, e cila aktualisht mban postin e zv.presidentes së Parlamentit Evropian, është kandidate e Partive Popullore Europaine për drejtimin e Parlamentit Europain që pritet të zhvillohet pas në jave.
Sassoli ndërroi jetë një javë para se atij t’i mbaronte zyrtarisht detyra në krye të PE dhe të mbaheshin zgjedhjet e reja.
Metzola ka shprehur ngushëllimet për Sassolin ku shkruan se ‘Evropa ka humbur një lider, unë kam humbur një mik, demokracia ka humbur një kampion”.
Delegacioni i BE në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të presidentit të PE, David Sassoli. Delegacioni i BE dhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca shkruajnë se Sassoli ishte një evropian i madh dhe mbrojtës i të drejtave të të gjithëve.
“Vlera e angazhimit politik në emër të mbrojtjes së të drejtave të të gjithëve. Gjithmonë i buzëqeshur. Një evropian i madh. Pusho në paqe, President”, shkruan BE në Shqipëri
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli. Basha shkruan se Shqipërisë i iku një mik i vyer.
“Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të David Sassoli, Presidentit të Parlamentit Europian, miku i mirë i shqiptarëve dhe mbështetës i sinqertë i aspiratës tonë kombëtare për integrimin europian. Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij për këtë humbje pikëlluese. U prehtë në paqe”, shkruan Basha.
Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të presidentit të PE, David Sassoli. Meta e konsideroi Sassolin si mbështetës të zgjerimit të BE dhe integrimit të Shqipërisë.
“I hidhëruar nga humbja e papritur e një europianisti të shquar dhe mbështetësi të palodhur të zgjerimit të BE drejt Ballkanit Perëndimor dhe integrimit të Shqipërisë, Presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli. Ngushëllime për familjen e Tij dhe institucionet europiane”, shkruan Meta.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në rrjete sociale pas vdekjes së presidentit të Parlamentit Europian, Davide Sassoli. Kurti shprehet se Sassoli solli vlera europiane në BE dhe ishte një mik i Kosovës.
“Jemi të pikëlluar nga lajmi për vdekjen e David Sassoli-t, president i Parlamentit Evropian, mik i Kosovës dhe një burrë që vërtet solli vlera evropiane në institucionet e BE-së. Do të na mungojë tmerrësisht”, ka shkruar Kurti.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të Presidentit të Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli.
“Iku shumë shpejt! Me trishtim të thellë dëgjova për largimin e hershëm të David Sassoli. Presidenti karizmatik i Parlamentit Europian, një evropian i pasionuar, një italian tipik, një adhurues i vërtetë i Shqipërisë, dhe një mik i dashur!
Trashëgimia e tij bujare do të mbetet! Addio amico mio!”, shkruan Veliaj.
Kujtojmë që gjatë vizitës së tij në Tiranë, Kryetari Veliaj i dorëzoi z. Sassoli “Çelësin e Tiranës".
Ministrja e Jashtme, OIta Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të presidentit të PE, David Sassoli. Xhaçka e konsideroi Sossolin një mik të mirë të Shqipërisë.
“I pikëlluar thellësisht nga humbja e papritur e Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, një kampion i vlerave evropiane, një president i shquar dhe një mik i dashur për Shqipëri. Ne vajtojmë këtë europian të shquar dhe krenar”, tha Xhaçka
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Presidentit të Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli.
“Jam thellësisht e dëshpëruar për ndarjen nga jeta të Presidentit të Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli. Evropa humbi një politikan e shtetar të shquar, Parlamenti Evropian liderin e tij vizionar, Shqipëria humbi një mik të madh, të rrallë e të çmuar, që ishte, siç u shpreh Ai vetë në takimin që patëm para një muaji, “zëri i Shqipërisë brenda BE-së”. Ngushëllime familjes! Pushofsh në paqe, i dashur David!”, shkruan Nikolla.
Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimin për ndarjen nga jeta e presidentit të PE-së, David Sassoli. Rama tha se ai ishte një avokat i zjarrtë të Shqipërisë dhe politikan i respektuar.
“Çfarë trishtimi! Miku ynë i mirë, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, një europian i paepur, një italian krenar, një avokat i zjarrtë i Shqipërisë, gazetar i shquar dhe më pas politikan i respektuar nga të gjithë, ndërroi jetë befasisht duke lënë pas një boshllëk të ndjeshëm tek kushdo pati nderin e kënaqësinë ta njihte. Addio caro David, riposa in pace”, shkruan Rama.
Lamtumirë o njeri i madh e me zemer te madhe. Qofsh i parajsës!
PërgjigjuQofte i xheeeeeeneeeetit
Përgjigju