TIRANË- Ka ndërruar jetë sot, në moshën 73-vjeçare studiuesi dhe pedagogu, Koçi Petriti. Liriku i njohur pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë në mushkëri. Koçi Petriti lindi më 1941 në Korçë ndërsa studimet e larta i kreu në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua për gjuhë dhe letërsi.

Koçi Petriti lindi më 1941 në Sovjan të Korçës. Shkollën fillore e të mesme i kreu në vendlindje. Pas një periudhe të shkurtër pune si mësues, fitoi të drejtën e studimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua (1967) për gjuhë dhe letërsi.

Më 1990 emërohet në departamentin e talenteve të reja pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (Tiranë), ndërsa më 1992 Sekretar i Përgjithshëm i kësaj Lidhjeje. Më 1993 emërohet Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës.

Vepra e tij

-Lirikat e majit 
-Përsëri në udhë 
-Firma e popullit tim 
-Prush nëpër shekuj 
-Lulekuqet 
-Të dashurova ty 
-Poezia shqipe 
-Në poetikën e Martin Camajt 
-Lirikat e majit Albumi i lirikave 
-Poezi të zgjedhura 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)