Mjeku i njohur në Vlorë, Dr.Kristaq Bisholla ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare nga një trombozë në kokë.

Bisholla ishte një nga mjekët me brilantë e me humanë që ka nxjerrë Vlora. Për një farë kohe ka qenë edhe drejtor në spitalin Rajonal të Vlorës. Kirurgu u ka shërbyer vlonjatëve për 4 dekada me radhë, jo vetëm si mjek, por edhe si qytetar model e aktiv në jetën sociale e politike të qytetit.

Bisholla gjithashtu ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak dhe kandidat për kryetar bashkie në  Vlorë në vitin 2003. Të gjithë i përcjellin ngushëllime të sinqerta familjes, veçanërisht bashkëshortes Teftës e fëmijëve Xhildes dhe Ervisit.