Sporti shqiptar është në zi pas ndarjes nga jeta në moshën 83-vjeçare të Kreshnik Tartarit, një prej figurave më emblematike të volejbollit shqiptar, i cili la gjurmë të pashlyeshme si lojtar, trajner dhe drejtues sportiv.
I lindur më 21 korrik 1943 në Tiranë, Tartari ishte një nga personalitetet që kontribuoi më së shumti në ngritjen e volejbollit shqiptar në nivelet më të larta. Si volejbollist, ai shkëlqeu me fanellën e Dinamos dhe të ekipit kombëtar, duke fituar tituj të shumtë kampionë dhe kupa gjatë viteve të arta të këtij sporti.
Megjithatë, suksesi më i madh i Kreshnik Tartarit erdhi në rolin e trajnerit. Ai konsiderohet një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e volejbollit shqiptar, duke ndërtuar dhe drejtuar breza të tërë sportistesh që dominuan sportin në vend dhe u bënë të njohura edhe në arenën ndërkombëtare.
Nën drejtimin e tij, ekipi i femrave të Dinamos u shndërrua në një nga skuadrat më të suksesshme në historinë e sportit shqiptar. Gjithçka nisi në vitin 1974, kur formacioni i drejtuar prej tij nisi një dominim të jashtëzakonshëm, duke fituar 11 tituj kampionë radhazi dhe 20 në total. Kjo skuadër arriti gjithashtu rezultate historike në Evropë, duke siguruar pjesëmarrjen në Final Four.
Nga baza e kësaj skuadre të suksesshme, Tartari ndërtoi edhe ekipin kombëtar të vajzave, i cili në Lojërat Mesdhetare të vitit 1987 arriti një sukses të jashtëzakonshëm duke mposhtur Italinë, kampione të Evropës në atë kohë, dhe duke fituar titullin kampion të Lojërave Mesdhetare.
Për kontributin e tij të shquar në sport, Kreshnik Tartari u nderua me tituj dhe vlerësime të shumta, mes të cilave edhe titulli prestigjioz “Mjeshtër i Madh”.
Ndarja nga jeta e Kreshnik Tartarit është një humbje e madhe për sportin shqiptar. Ai do të kujtohet si një nga figurat që i dha lavdi volejbollit shqiptar dhe si një prej arkitektëve të sukseseve më të mëdha të këtij sporti në vend.
Komente

Jam shume i prekur dhe ndjeva nje ndjenje dhimbjeje te forte kur lexova lajmin per Kreshnikun.Si shok shkolle qe nga klasa e katert fillore e kam njohur Kreshnikun si njeri me zener te te madhe dhe shpirt mire ,shok shume i mire,njeri i rralle,talent i pa pare si organizator dhe sportist me vlera te rralla.. I shperh ngushellimet me te siqerta Nigdes dhe familjareve te tjere qe nuk injoh..Sa te rroj do ta kujtoj ate njeri aq te mire kampjon i dashurise dhe respektit njerezor. Me shume respekt .. Hivziu
PërgjigjuIku nje legjende si Kreshniku, ngelet nje ujk si Saliu!!!
PërgjigjuU prehesh ne Paqe Kreshnik Tartari ! Pjese e ekipit Dinamo qe beri historine e volejbollit shqiptar,se bashku me Asllan Rusin,Anastas Panteqin,Zhani Bonatin,Ylli Shehun,Kico Lenen,Enis Terihatin dhe djem te tjere ! Jemi brez i lumtur qe kemi patur fatin t'iu shikonim dhe tifozllik pa fund ne ate Pallat Sporti qe ishte "clirimi" Yne ! Ngushellime familjes ! Rruga e Dibres
PërgjigjuNgushëllime familjes, të afërmve dhe gjithë sportdashësve, sidomos atyere dinamovit. Lamtumirë legjenda Kreshnik Tartari!
PërgjigjuNdame me Kreshnikun shume vite ne emigracion por edhe ne shume nisma ne sherbim te Atdheut. Ngushellime familjes. Drite paste.
PërgjigjuLamtumir KAMPION!
PërgjigjuSA GJYNAH ..TRAJNERI I MADH......I PERJETSHEM QOFTE KUJTIMI I TIJ.....NA KA BERE SHUME KRENAR ME EKIPIN KOMBETAR TE VOLEJBOLLIT....NGUSHELLIME FAMILJES..PO NA IKIN TE MIRET...E PO MBETEN FELLIQESIRAT.....
PërgjigjuTe gjithe vdesin nje dite ! Mjerë kush po shet Shqipërine ! Ngushéllime per mjeshtrin e madh
Përgjigju