Aktori legjendar i Hollivudit Robert Redford ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Lajmin e bëri me dije Cindi Berger, drejtoresha ekzekutive e firmës Rogers & Coëan PMK. Në deklaratë ajo nënvizoi se kishte vdekur në gjumë. Aktori kishte fituar dy herë çmim Oscar dhe themeloi Festivalin e Filmit Sundance.
I lindur në Santa Monica të Kalifornisë në vitin 1936, ai u zhvendos në Nju Jork në vitet pesëdhjetë me shpresën për t'u bërë piktor, por e gjeti veten të tërhequr nga aktrimi. Në vitin 1967, ai arriti suksesin e tij në ekranin e madh me rolin e një të sapomartuari në komedinë romantike " Barefoot in the Park" .
Gjatë një karriere gjashtëdekadëshe, Redford realizoi më shumë se 50 filma. Dy filmat e tij të preferuar ishin bashkëpunimet me Paul Neëman: Butch Cassidy and the Sundance Kid (1969) dhe The Sting (1973).
Përveçse aktor i shkëlqyer, ai u dallua edhe si regjisor, duke realizuar filma të vlerësuar nga kritika, përfshirë “Ordinary People”, që i solli çmimin “Oscar” për regjisorin më të mirë, si dhe “A River Runs Through It”.
Arritje të tjera të rëndësishme në aktrim gjatë karrierës së tij përfshijnë interpretimin e një skiatori në Doënhill Racer (1969), një kandidati të ri demokrat në The Candidate (1972) dhe si gazetar investigativ në dramën Watergate, All President's Men (1976).
Ai themeloi gjithashtu edhe Institutin Sundance, Kinemat Sundance, Sundance Catalog dhe Sundance Channel.
Në vitin 2018, Redford njoftoi se do të tërhiqej nga aktrimi pas publikimit të filmit të tij të fundit, 'The Old Man and The Gun', në të cilin luajti përkrah Casey Affleck, Sissy Spacek, Danny Glover, Tika Sumpter dhe Tom Waits.
Përtej botës së kinemasë, Redford ishte një ambientalist i përkushtuar. Ai u zhvendos në vitin 1961 në malet e Utah, ku nisi një angazhim të gjatë për ruajtjen e peizazheve natyrore të këtij shteti dhe të gjithë Perëndimit Amerikan. Aktivizmi i tij në mbrojtje të mjedisit e bëri të njohur jo vetëm si artist, por edhe si një zë i fuqishëm për ruajtjen e trashëgimisë natyrore.
Robert u martua me Sibylle Szaggars Redford në vitin 2009. Në një artikull në kopertinën e revistës AARP The Magazine, ai tha se gruaja e tij, e cila ishte 20 vjet më e re se ai, ishte një "person shumë i veçantë" dhe i dha atij një "jetë krejtësisht të re".
Të dy u takuan për herë të parë në vitin 1996 në Sundance Mountain Resort, megjithëse Szaggars, e cila është një artiste multimediale, pranoi më vonë se dinte shumë pak për aktorin.
Komente
