Ndërron jetë nga infarkti në zemër Edmond Ymeraj, një nga themeluesit e Partisë Demokratike

Ndërron jetë nga infarkti në zemër Edmond Ymeraj, një nga themeluesit e Partisë Demokratike

Edmond Ymeraj

Një nga themeluesit e Partisë Demokratike Dega Fier është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur nga infarkti në zemër.

Edmond Ymeraj është ndarë nga jeta ditën e sotme dhe këtë lajm të trishtë e ka publikuar Luan Baci, deputet në parlamentin e Shqipërisë.

Ymeraj ka qenë një nga personat që morën pjesë datën e 6 janarit të vitit 1991, ditët e trazuara të vendit tonë të kthimit nga vend komunist në atë demokratik.

Ai është shprehur se vetëm dy ditë më parë ka biseduar me të, një djalë kurajoz dhe trim.

Pak ditë na ndajnë nga 6 Janari dhe ne do të mbledhemi, për të festuar, ketë ditë që, përkon me ditën e ujit të bekuar dhe kjo ditë e bekuar për Fierin tonë, këtë radhë do të jetë, pa Mondin.

Të gjithë e kujtojnë 6 Janarin 1991 bashkë me Mondin me djalin kurajoz e trim, që krijuan PD Dega Fier dhe në ditët në vijim me megafon në dorë, në krah edhe të Doktor Profesor Sali Berishës, sfidoi friken dhe përndjekjen, e falangave të kohës së diktaturës dhe bashkë me të tjerë burra fisnikë të kohës, si Fatos Mihali, Arjan Nikaj, Veli Koçi, Viktor Margilaj, etj...shkruajtën historinë dhe sot kujtohen me vleresim dhe respekt nga të gjithë ne.

U largove pa pritur dhe parakohe miku ynë Mondi, të takova jo më larg se dy ditë më parë. Biseduam pak me shume se zakonisht, ishe i shqetësuar për situatën që po kalojmë dhe si gjithmonë i gatshem per te dhene konttibutin tend te vyer per PD dhe Fierin. Ne emrin tim personal dhe të Partisë Demokratike Dega Fier, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe te ndjera familjes, bashkëshortes dhe fëmijve të tij.

Sot në orën 14:00 do të percjellim për në banesen e fundit, do te jemi aty, plot nderim dhe respekte per ty miku ynë.

Lamtumirë Mondi, do të kujtojmë gjithmonë me respekt dhe mall”, ka shkruar Baci.

Edmond Ymeraj

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë