Ndërron jetë njeriu që jetoi brenda ‘mushkërisë së hekurit’ për më shumë se 70 vite

Ndërron jetë njeriu që jetoi brenda ‘mushkërisë së hekurit’ për më shumë se 70 vite

Paul Alexander brenda 'mushkërisë së hekurit'

Paul Alexander, njeriu që, pasi i mbijetoi poliomielitit në  fëmijëri, jetoi në një ‘’mushkëri hekuri’’ për më shumë se 70 vjet, ka ndërruar jetë.

Aleksander mund të linte ‘’mushkëritë e tij të hekurta’’ vetëm për disa orë dhe përdorte një shkop plastik me një stilolaps të lidhur në majë për të shkruar në një tastierë dhe për të komunikuar.

Në vitin 2020 ai publikoi historinë e tij të jetës në një libër të titulluar “Tre minuta për një qen”.

Sky News thekson se gjendja e tij thuhet se ishte përkeqësuar vitet e fundit, me një infeksion kronik të frymëmarrjes dhe dhimbje të forta në këmbë sa herë që lëvizte.

I njohur si “Polio Paul”, historia e tij ka udhëtuar nëpër botë ndër vite.

Ai u infektua me sëmundjen virale në verën e vitit 1952 kur ishte gjashtë vjeç dhe ishte i paralizuar nga qafa e poshtë.

Ai u dërgua me urgjencë në një spital të Teksasit dhe u zgjua brenda cilindrit metalik ku më pas kaloi pjesën tjetër të jetës së tij. Por mushkëria e hekurt nuk e ndaloi atë të ndiqte kolegjin dhe të bëhej avokat./ atsh

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij