Lorenzo Çela, 16 vjeç ka ndërruar jetë ditën e djeshme (12 gusht) në një spital në Brescia, Itali, ku ndodhej i shtruar që prej pasdites të së dielës, pasi u përfshi në një aksident rrugor.
Adoleshenti me origjinë shqiptare, i cili për një muaj do të mbushte 17-vjeç, u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën, pasi makina me të cilën udhëtonte së bashku me të dashurën dhe nënën e saj u përplas ‘kokë më kokë’ me një makinë tjetër.
Makina që drejtohej nga nëna e të dashurës së tij humbi kontrollin e mjetit dhe kaloi në korsinë e kundërt, duke u përplasur me një Lancia Delta. Operacionet e shpëtimit u kryen nga disa ambulanca dhe zjarrfikëse.
Në aksident u përfshinë 5 persona. Krahas humbjes tragjike të Lorencos, nëna e vajzës, 45 vjeçe, u shtrua në spital në gjendje kritike, ndërsa dy personat e tjerë që ishin Lancia Delta pësuan lëndime më pak të rënda.
Prindërit e Lornezos dhuruan organet e të birit. Lajmin e bëri me dije klubi i futbollit ku Lorenzo bënte pjesë, Calcio Desenzano, duke e cilësuar ditën e djeshme si më të errtën në historinë e klubit dhe gjithashtu duke i shprehur ngushëllimet familjes së 17-vjeçarit.
“Sot Calcio Desenzano po përjeton ditën më të trishtë që nga krijimi i tij. I gjithë klubi, duke filluar nga presidenti Roberto Marai, mblidhet rreth familjes së Lorenzo Çelës, mesfushorit të talentuar të skuadrës sonë të moshave, i cili u nda nga jeta tragjikisht sot (dje) pas një aksidenti rrugor. Si gjest i fundit i bujarisë së madhe, prindërit ranë dakord të dhuronin organet e djalit. Lamtumirë Lorenzo, përgjithmonë bardhë dhe blu”, shkruhej në postimin e klubit.
M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
20.2%
-
Të gabuar
76.2%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 1275
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë! Makina me shpejtësi të lartë del nga rruga dhe përfundon në kanal drejtuesi dhe dy fëmijët e mitur
13 Shtator, 09:12
-
“Trafikuan lumenj droge nga Shqipëria”, prokurori kërkon 200 vite burgim për kartelin italo-shqiptar! Shoferi i ish-deputetit mbante lidhje me klanin shqiptar, kokaina me fytyrën e Escobar
13 Shtator, 08:12
-
Gjendet portreti i famshëm i Churchillit
12 Shtator, 15:54
-
Të mbetur jashtë futbollit, Francesco Totti: Emra si i imi, Del Piero dhe Maldini lënë në hije të tjerët
12 Shtator, 14:47
-
EMRI/ Mori makinë me qira për të trafikuar kokainë, nervozizmi tradhton 29-vjeçarin shqiptar në Itali! Arrestohet me 100 doza dhe euro cash
12 Shtator, 08:18
-
Frikë për trajnerin e Serie A, hajdutët i futen në banesë
11 Shtator, 21:52
-
U kap me 586 doza kokaine, arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Itali
11 Shtator, 21:42
-
Itali/ Shpërndante kokainë bashkë me të fejuarën, arrestohet çifti shqiptar! 21-vjeçari i skeduar për krime, 19-vjeçarja lirohet më pas
11 Shtator, 10:32
-
Itali/ Shqiptari thyen masën dhe kërcënon ish-partneren duke e përndjekur, pas arrestimit i gjendet edhe kokainë
10 Shtator, 09:36
-
Këpucari që shkoi nga Shqipëria në Val d’Arda të Italisë: Bukuria fillon nga këmbët
10 Shtator, 07:35
-
Itali/ Përleshje masive mes grupeve rivale të shqiptarëve dhe egjiptianëve, të paktën 7 të plagosur
9 Shtator, 15:02
-
VIDEO/ Stuhi të dhunshme gjatë natës, qiell i nxirë, bubullima që buçasin dhe përmbytje! Mot apokaliptik mbi Romë, qyteti noton në ujë
9 Shtator, 09:38
Nje BRAVO e madhe prinderve per gjestin fisnik or teeeejjjjj
PërgjigjuNgushëllime për vdekjen e djalit tuaj.por me dhurimin e organeve djali juaj është i gjallë
Përgjigju