Ndërron jetë Prof. Dr. Mevlan Kabo, themeluesi i Gjeografisë shqiptare

Ndërron jetë Prof. Dr. Mevlan Kabo, themeluesi i Gjeografisë shqiptare

Mevlan Kabo

Ndërron jetë Prof. Dr. Mevlan Kabo, themeluesi i Gjeografisë shqiptar.

Prof. Mevlan Kabo ishte një ndër përfaqësuesit e denjë të plejadës së gjeografëve, që hodhën bazat e arsimit dhe të shkencës gjeografike shqiptare, për të cilat ish-studentët, kolegët e tij dhe breza të tërë mësuesish dhe gjeografësh do i jenë mirënjohës gjithë jetën. 

Kontributi i tij i madh u shtri në shumë fusha: pedagogjike, shkencore, drejtuese dhe publicistike: drejtues i suksesshëm i sektori në Insitutin e Studimeve e Botimeve Shkollore dhe enciklopedike; drejtues i insitucioneve universitare (pedagog i gjeografisë dhe përgjegjës i katedrës së Gjeografisë, zv.dekan i Fakultetit të Historisë e Filologjisë në Universitetit të Tiranës); drejtues i insitucioneve shkencore (drejtor i Qendrës së Studimeve Gjeografike të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë; drejtues kryeredaktor dhe autor i veprës monumentale kombëtare Gjeografia fizike e Shqipërisë, botim i Akademisë së Shkencave (1991); drejtues e redaktor shkencor i gjeografisë në Redaksinë e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar (1985 dhe 2008). Kontributi pedagogjik dhe shkencor i prof. Kabos u shtri edhe në Kosovë, ku vendosi themelet e bashkëpunimit shkencor me Universitetin e Prishtinës. Kudo ku ka punuar prof. Kabo u dallua për korrektesë, drejtësi, aftësi drejtuese, mendim novator dhe kulturë të gjerë shkencore gjeografike. 

Profesor Kabo është autor dhe bashkëautor, në vepra të mëdha kombëtare, monografi, studime, artikuj studimorë, referime në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, harta, libra shkollorë për arsimin parauniversitar dhe universitar etj. Me formimin solid gjeografik dhe informacionin e gjerë dhe shumë të pasura gjeografik ai ishte një enciklopedi për gjeografinë e Shqipërisë.

Me vdekjen e profesor Kabos, familja humbi njeriun e dashur, arsimi dhe shkenca gjeografike shqiptare humbën pedagogun e talentuar, studiuesin dhe themeluesin e studimeve gjeografike shqiptare.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Cili Bardh gënjen? Ai që akuzon Nokën si të lidhur me një trafikant droge, apo ai që akuzon sot prokurorët e Spak? 

Cili Bardh gënjen? Ai që akuzon Nokën si të lidhur me një trafikant droge, apo ai që akuzon sot prokurorët e Spak?