Senatori republikan amerikan Lindsey Graham ka ndërruar jetë të shtunën në mbrëmje pas një sëmundjeje , njoftoi zyra e tij përmes një deklarate zyrtare.
“Familja e senatorit Graham vlerëson lutjet në këtë kohë dhe kërkon privatësi gjatë kësaj periudhe tepër të vështirë”, thuhet në deklaratë.
I zgjedhur në Senatin e Shteteve të Bashkuara në vitin 2002, Graham ishte një nga figurat më me ndikim të politikës së jashtme dhe mbrojtjes në Uashington.
Senatori nga Karolina e Jugut konsiderohej gjithashtu një aleat i rëndësishëm i presidentit amerikan Donald Trump dhe kishte shërbyer si kryetar i Komitetit të Buxhetit të Senatit.
Pak para vdekjes, Graham ishte kthyer nga një vizitë në Kiev, ku të premten ishte takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Gjatë karrierës së tij, ai ishte një mbështetës i vendosur i ndihmës amerikane për Ukrainën.
Në një intervistë për BBC-në në vitin 2023, Graham kishte paralajmëruar se “Putini nuk do të ndalet në Ukrainë”, duke shtuar se “të jesh i dobët në Ukrainë do të thotë të humbasësh në Tajvan”.
Komente






