Ndërron jetë stilistja Laura Biagiotti
Mbreteresha e “Made in Italy”

Ndërron jetë stilistja Laura Biagiotti<br />Mbreteresha e “Made in Italy”
Ka vdekur në moshën 73–vjeçare stilistja Laura Biagiotti. Lajmi është konfirmuar mbrëmjen e së enjtes nga e bija Lavina, e cila ka përmendur disa fjalë nga ungjilli.

Biagiotti ka qenë një stiliste e fuqishme e cila për gjysmë shekulli krijimtari ka mbajtur gjallë famën e modës “Made in Italy”. 

Ajo ka qenë nga të paktat stiliste që ka pushtuar tregjet e modës botërore, duke e nisur suksesin si e para stiliste që sfiloi në Kinë në 1998, dhe e para që prezantoi veshjet e saj në Teatrin e Madh të Kremlinit në Moskë. Një udhë e gjatë suksesi, derisa sa arriti që të kurorëzohej nga New York Times si “Mbretëresha e Kashmirit”.

Laura Biagiotti vdiq në spitalin Sant’Andrea të Romës, ku ishte shtruar të mërkurën në mbrëmje dhe ndodhej në terapi intensive , për shkak të një ataku kardiak që e goditi në rezidencën e saj në Guidonia. 

Laura Biagiotti u fut në botën e modës në vitet ’60, duke ndjekur gjurmët e nënës së saj, Delia Soldaini Biagiotti, themeluese e një atelieje që nisi të bashkëpunonte me emra të mëdhenj të modës italiane, nga Roberto Capuçi tek Roço Baroço. 

Në 1972 koleksioni i parë personal i saj u prezantua në Firence, duke tërhequr vëmendjen e shtypit dhe blerësve. Nga viti 1980 ajo ka jetuar në fshatin roman të Guidonias, në kështjellën Marco Simone, e shekullit XI, së bashku me bashkëshortin e saj Gianni Cigna, i cili ndërroi jetë para kohe në 1996. Nga martesa e tyre lindi vajza Lavinia, e cila hyri në kompaninë e modës Biagiotti në vitin 1997 dhe u bë zëvndespresidente që nga viti 2005. 

Laura Biagiotti është nderuar në vitin 1995 me “Kavalierin e Punës”, nga Presidenti i Republikës, Scalfaro, për kontributin e lartë për përhapjen e modës “Made in Italy” në botë. Ka marrë disa çmime si “Marisa Bellisario” dhe çmimin special të Karrierës në Dhomën Kombëtare të Modës.
 
Në 2002 Posta italiane hodhi në treg një pullë kushtuar stilistes. Në 2004 kryebashkiaku i Romës Veltroni i dhuroi “Lupa Capitolina”. Në 2007 mori Luanin e Kristaltë të Karrierës për edicionin e 64 të festivalit të kinemasë. Në 2011-n ka marrë çmimin Premio Leonardo nga Presidenti i Republikës Giorgio Napolitano, i cili i dorëzohet për herë të parë një gruaje.

[gallery]22452[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar