Dizajnerja e modës Mary Quant “u nda nga jeta” në moshën 93-vjeçare.

 “Ajo ndërroi jetë paqësisht në shtëpinë e saj në Surrey, MB këtë mëngjes”, shkruhet në deklaratën zyrtare të familjes.

Mary Quant u bë e njohur në mbarë botën si "dizajnerja që prezantoi minifundet në botë". Njerëzit e kanë cilësuar si "një nga stilistet më të njohura të modës të shekullit të 20-të dhe një novator".

Ajo ka qenë një legjendë e modës britanike dhe botërore. Minifundet, pantallonat e shkurtra dhe getat me ngjyra të ndezura janë vetëm disa nga artikujt që ajo prezantoi në industrinë e modës.

Modelet ndjekin një shfaqje mode në vitet 1960