Ndërron jetën në moshën 101-vjeçare
biznesmeni David Rockefelle

Ndërron jetën në moshën 101-vjeçare<br />biznesmeni David Rockefelle
Ndërron jetën në moshën 101 vjeçari biznesmeni David Rockefeller i konsideruar një nga simbolet e kapitalizmit amerikan. Filantropi ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Pocantico Hills në Neë York.

Zëdhënësi i familjes u shpreh se 101-vjeçari humbi jetën si pasojë e një ataku në zemër teksa ishte në gjumë.

Biznesmeni i cili kishte një pasuri që shkonte deri në 3 bilionë dollar, u dorëhoq nga banka Chase Manhattan e njohur ndryshe si Rockfeller Bank në vitin 1981, pas 35 vitesh karrierë.

David ishte nipi i fundit ende në jete i John Rockefeller themeluesi i kompanisë së naftës Standard Oil

Në deklaratën e lëshuar për vdekjen e tij Rockfeller përshkruhet si një njeri me shumë ndikim në historinë e ekonomisë amerikane, duke u konsideruar edhe si një nga njerëzit më të fuqishëm të biznesit ndërkombëtar.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan