Një 60-vjeçar i cili ndodhej në paraburgimin e burgut të Drenovës ka ndërruar jetë rreth orës 00:30.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Ymer Bejkolli u arrestua më herët për vjedhje.

Të njëjtat burime raportojnë se 60-vjeçari ka shfaqur probleme shëndetësore dy ditë më parë.

Menjëherë ai është transportuar në spitalin e Korçës ndërsa nuk arriti të mbijetojë.

Familjarët e Ymer Bejkollit shprehen se ky i fundit vuante nga diabeti.

60-vjeçari Bejkolli mësohet se ishte baba i dy fëmijëve.