Ndërsa festonte Berisha e
dinte se u qëlluan komandot?

Ndërsa festonte Berisha e <br />dinte se u qëlluan komandot?
KABUL- Ministria e Mbrotjes nëpërmjet një njoftimi për shtyp jep detajet, duke saktësuar me orë e minuta se kur ka ndodhur sulmi në Kandahar dhe sesi është marrë informacioni dhe përcjellë në median shqiptare. Lajmi për sulmin i cili kishte ndodhur rreth orës 13. 00, me orën tonë në Kandahar, ka mbërritur në Shqipëri, rreth orës 17. 19 minuta, dhe i është përcjellë medias në orën 18. 30 minuta.

Drejtoresha e gazetës "Shqiptarja.com", Anila Basha në kryeartikullin e sotëm, të kësaj gazete ndër të tjera ngre pyetjen: “A dinte kryeministri Berisha për vrasjen, nëse po pse nuk u pezulluan festimet në kryeqytet me rastin e ditës së rënies së komuzimit?"

Pasditen e djeshme rreth orës 17. 30 minuta në pallatin e Kongreseve nisën kremtimet për ditën e rrëzimit te diktaturës së Enver Hoxhës nga Forumi Rinor i PD-së. Në këtë aktivitet Berisha mbajti fjalën e tij rreth orës 18:00 dhe ndërsa Berisha fliste nga Ministria e Mbrotjes u konfirmua vdekja dhe emrat e komandove të vrarë në Afganistan.
 
Lajmi se fillimisht kishte vdekur dhe Aleksandër Peçi detyroi familjen e tij të hapte dyert e mortit por më pas u mësua se 24 vjeçari nuk kishte vdekur por ndodhej në gjëndje kome.

CFARE NDODHI ORE PAS ORE DJE, ME 20 SHKURT 2012 
Ora 13:00, ose 16. 30 sipas orës lokale të Kandaharit, grupi i Parë Special i Kontingjentit EAGLE 4, që vepron në kuadër të operacionit ISAF, bie nën zjarrin e befasishëm të një efektivi të policisë lokale afgane. Si rezultat i zjarrit të befasishëm kanë mbetur të plagosur tre ushtarakë, dy shqiptarë dhe një amerikan.

Bëhet evekuimi mjekësor ajror i tre të plagosurve. Komandanti i Grupit, Kapiten Feti Vogli nuk mundi të përballojë plagët e marra dhe ndërron jetë gjatë transportit për në spital, ndërkohë që të dy ushtarakët e tjerë futen menjëherë në sallat e operacionit.

Ora 17: 19 ose 20:49 sipas orës lokale, autoritetet komanduese të misionit ISAF raportuan humbjen e jetës gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në spital për ushtarakun e dytë shqiptar.

Ora 18:30 Lajmi i është bërë i ditur publikut përmes komunikatës së Ministrisë së Mbrojtjes, pasi ishin njoftuar më parë familjet e ushtarakëve.

Ora 19: 04
ose 22:34 sipas orës lokale, autoritetet komanduese të misionit ISAF kanë raportuar se Nëntetar Aleksandër Peci kishte përballuar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale dhe ishte në jetë.

Ora 20: 30 Ministria e Mbrojtjes bën publik lajmin pasi ishte njoftuar më parë familja e Nëntetar Aleksandër Pecit.

Ora 23:00 Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA ka njoftuar publikun përmes një komunikate tjetër, lajmim për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të Nëntetar Aleksander Peçit, pasi ishte njoftuar më parë familja e tij.

FETI VOGLI DESHMOR I ATDHEUT
Komandanti Feti Vogli është shpallur Dëshmor i Atdheut dhe ceremonia e varrimit do të kryhet në Varrezat e Dëshmorëve. Lajmi është bërë i ditur rreth orës 13. 20 minuta në një konferencë për shtyp në ministrinë e Mbrojtjes. Lidhur me procedurat e ceremonsië së varrimit është ngritur komsioni për organizimin e ceremonisë. Detajet e ceremonisë do të bëhen të ditura më vonë, pasi të mësohet se kur do të bëhet dhe ardhja e trupit nga Afganistani drejt Shqipërisë.  Ministria informon se është përmirësuar gjëndja shëndetësore e nëntetar Aleksandër Peçit dhe po bëhen përgatitjet për transferimin e tij drejt Gjermanisë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje