Nëpërmjet një komenti në Facebook, Vasili shkruan:
Qindra milionet e droges trondisin kursin e euros ,Prokuroria nuk i sheh....Kjo ishte reforma ne drejtesi???
Prokurori i antimafias Nicola Grattieri deklaron qarte qe Shqiperia eshte vend i perfshire nga droga dhe parate e droges blejne zgjedhjet dhe jane futur ne bisnesin e ndertimit.
Ne Shqiperi eshte tronditur kursi i euros per shkak te qindra milion euro te droges qe futen ne bisnese ndertimi mu ne mes te Tiranes.Fakt shume i qarte dhe shkaterrues per shoqerine ,ekonomine dhe demokracine shqiptare,qe e sheh cdo shqiptar, nga ekonomistet e deri tek qytetari me i thjeshte.
Prokuroria "cuditerisht" nuk e sheh, nuk leviz gishtin, ben sikur merret me gjithshka, por jo me kete.
A mos jane futur parate e droges kembekryq edhe ne prokurori dhe ja kane lidhur duart e i kane mbyllur syte. Sepse kullat e parave te droges nuk ka nevoje as ti hetosh pasi shihen edhe dritaret e prokurorise.
Kjo heshtje eshte kriminale sa edhe vete droga.

Komenti i Vasilit në Facebook
s.k/Shqiptarja.com

euron, Prokuroria e kapur











