Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit rifilloi aksionin për prishjen e ndërtimeve në brendësi të ambienteve të Universitetit Bujqësor në Institut. 

Në orët e para të mëngjesit u prish një objekt 3-katësh 204 metër katror. Objekti ishte përjashtuar nga procesi i legalizimit nga ALUIZNI. 

Ky aksion i IKMT-së vjen pas atij të muajit nëntor kur u shembën të gjitha ndërtimet pa leje në brendësi të territorit të Universitetit, duke liruar hapësirat e zëna. 

IKMT: Objekti %u0117sht%u0117 p%u0117rjashtuar nga procesi i legalizimit nga ALUIZNI
(Objekti që u shemb në Institut sot nga IKMT)


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com