TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste Artan Lame, denoncoi sot nga selia Rozë atë çfarë po ndodh me ndërtimet e paligjshme dhe legalizimet, të cilat, sipas tij, nuk do te lejohen nga qeveria e re. Duke premtuar legalizimimin e objekteve te banimit, siç ka deklaruar Rama, Lame denoncoi edhe tentativën për të prishur parkun e lojëravë në rrugën e Elbasanit.
“Qeveria do të mbajë premtimin e bërë. Nuk do të legalizojmë asgjë të paligjshme. Ne po mbledhim informacion për falsifikimet që po bëhen për legalizimet në zona delikate, dhe do t’i zhbëjmë ato, siç ndodh në Parkun e Dajtit me ndërtime pa leje. Po kështu ka ndërtime pa leje në Pogradec, dhe në zonat bregdetare, dhe në një mori zonash të tjera të rëndësishme për publikun, nga vazhdojmë të marrim denoncime nga qytetarët e ndershëm. Në shtator kryeministri do shpallë një paketë për mbrojtjen e këtyre zonave. Probelme tjetër shqetësues, që ne e kemi ngritur disa herë është çështja e hapësirave të gjelbra në Tiranë. Denoncuam shkatërrimin e Parkut të Kopshtit Botanik, të Parkut të Liqenit, Parkut Historik të Namazgjasë, të lulishtes të “Shtëpia e Oficerëve”, dhe të gjitha këto dëmtime ndodhën. Sot ne denoncojmë atë që Bashkia e Tiranës po përgatit të bëjë, për shkatërrimin e parkut të lojërave te rruga e Elbasanit”, u shpreh Lame.
Sipas deputetit socialist, aktualisht po punohet për evidentimin e këtyre problematikave, për të vepruar me krijimin dhe fillimin e punës së qeverisë së re.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com