Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama ka deklaruar publikisht atë që ai ka ndërmend të bëjë që në shtator, sapo të ulet në karrigen kryeministrore:
"Ndërtimet abuzive në bregdet - një kancer agresiv në veprim! Duhet një operacion i gjerë e i thellë. Policia e Shtetit në krye! Stop rrënimit! Operacioni do jetë gati në shtator e s'do ndalet deri në vendosjen e sundimit të ligjit mbi territorin. Jemi në emergjencë kombëtare!
Ju lutem, çdo mbështetje për këtë operacion ose ankesë konkrete për abuzues në veprim aty ku banoni apo pushoni shoqëroheni me foto,”- shkruan Rama.Gjatë fushatës elektorale, Partia Socialiste dhe kryetari i saj, premtoi se do ta spastrojë vijën bregdetare shqiptare duke dhënë një shembull konkret, brigjet e Lanës në Tiranë;
se do ndërtojë infrastrukturën turistike veri-jug ose Korridorin e Gjelbër; se do ngrejë Agjensinë e Menaxhimit të Bregdetit dhe e vendosur për t’I vënë në jetë këto premtime, e nisi punën që këtë sezon turistik, pa e marrë ende qeverinë, me deputetët dhe kryebashkiakët socialistë të zonave bregdetare.
Ndertimet abuzive ne bregdet nje kancer agresiv ne veprim!Duhet nje operacion i gjere e i thelle. Policia e Shtetit ne krye!#StopRrenimit
— Edi Rama (@ediramaal) August 8, 2013
Operacioni do jete gati ne shtator e s'do ndalet deri ne vendosjen e sundimit te ligjit mbi territorin.Jemi ne emergjence kombetare!
— Edi Rama (@ediramaal) August 8, 2013
Ju lutem cdo mbeshtetje per kete operacion ose ankese konkrete per abuzues ne veprim aty ku banoni apo pushoni shoqeroheni me #StopRrenimit
— Edi Rama (@ediramaal) August 8, 2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)