‘CopaCabana Saranda’ është beach bar-i dhe stacioni i plazhit në Kanalin e Çukës në Sarandë, pronë e cila ka çuar në shkarkimin e kupolës drejtuese të policisë së qytetit për shkak të ndërtimeve pa leje si dhe në përplasje kriminale.

Ky lokal rezulton të jetë në pronësi të Arjola Dhrami Bajos që prej 2022, ndërkohë që dyshohet se kjo pronë t’i përkiste dhe Isuf Jaçajt, i ekzekutuar me tritol në 2025-ën dhe se kjo tokë t’i jetë marrë me forcë nga një grup kriminal me bazë në Kamëz.


Lajmi kryesor:

Ryshfet nga krimi për të lejuar beach-bar pa leje, si u ‘shkri’ Policia e Sarandës! Lidhja me pronën e Isuf Jacajt që në 2025-ën u ekzekutua me tritol dhe roli i bandës së Kamzës