Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, mbështetur nga Policia e Shtetit zbarkuan këtë të hënë në kompleksin e vilave luksoze Rolling Hills, në Lundër, në periferi të Tiranës, për shembjen e disa objekteve pa leje. Burime për Report Tv bëjnë me dije se bëhet fjalë për disa shtesa, të cilat janë ndërtuar pa leje të organeve përkatëse, nga pronarët në 6 vila në Rolling Hills.

Në aksionin për rrafshimin e tyre mësohet se nuk janë hasur problematika apo kundërshti. Bëhet me dije se ky nuk do të jetë aksioni i vetëm këto ditë për prishjen e objekteve të ndërtuara në kundërshti me ligjin.

Në vazhdim pritet që IKMT, me mbështetje të Policisë së Shtetit, të ndërhyjnë edhe në kompleksin “Valamar” në Durrës, edhe ky i njohur për objektet luksoze, pasi edhe aty mësohet se janë konstatuar objekte ndërtim pa leje.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:55
Ndërtimet pa leje në ‘Rolling Hills’, Balla: Të gjithë duhet të japin llogari para ligjit

1696863203_ikmt.jpg

Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për shembjen e disa objekteve pa leje nga IKMT në kompleksin e vilave luksoze Rolling Hills, në Lundër, në periferi të Tiranës.

Balla thotë se të gjithë duhet të japin llogari para ligjit dhe askush nuk duhet të shpërfillë me arrogancë komunitetet, duke ndërtuar pa leje.

“Policia e Shtetit dhe Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po angazhohen çdo ditë për dhënien fund të ndërtimeve, shtesave pa leje dhe çdo shfaqje tjetër abuzive, pa asnjë dallim se ku ndodhet apo kush e zotëron. Të gjithë duhet të japin llogari para ligjit dhe askush nuk mund të shpërfillë me arrogancë komunitetet, duke ndërtuar pa leje. Na duhet një angazhim edhe më i madh i të gjitha bashkive dhe agjencive për identifikimin, penalizimin, shembjen apo konfiskimin për interes publik të të gjitha sipërfaqeve në pallate, qendra biznesi, hotele të ndërtuara në shkelje të ligjit. Të gjitha katet e konfiskuara do të shkojnë për strehim social apo për mjedise pune për institucionet publike”, shkruan Balla.