Ndërtimet tek Liqeni, qytetarët
në protestë: Të ndalen menjëherë!

Ndërtimet tek Liqeni, qytetarët<br />në protestë: Të ndalen menjëherë!
TIRANE - Shoqëria Civile ditën e sotme në orën 11:00 protestoi kundër ndërtimit të kompleksit të pallateve 17-katësh në afërsi të digës së Liqenit Artificial në Tiranë.

Gjatë, Shoqëria Civile bëri të ditur se është kundër ndërtimit të 17-katëshit duke theksuar se ndërtimi i këtij pallati nën digë, krijon jo vetëm premisat për tharjen e Liqenit Artificial, por rrezikon edhe çarjen e digës dhe rrjedhimisht edhe jetën e banorëve dhe bizneset përreth.

Qytetarët, duke e cilësuar vazhdimin e ndërtimeve si të jashtëligjshëm, theksuan se nëse politika nuk merr masa për ndalimin e këtij ndërtimi, atëherë protesta e tyre do të përshkallëzohet deri në përdorimin e dhunës.

“Nëse ndërtojmë këtë pallat 17-katësh, liqeni do të thahet. Kjo sepse është e pamundur që liqeni të bashkëjetojë me pallatet. Nëse kjo ndodh ne do të dalim sërish në protestë. Ne duam që gjithë këtë pjesë, siç është në hartën e planit të bashkisë në 2013 të jetë e qytetarëve për parqe dhe hapësira publike” u shpreh Ervin Goci pedagog i Universitetit të Tiranës.

“Ky është një vendim i jashtëligjshëm, sepse e thonë të gjitha standardet e urbanistikës, ku përcaktokhen kriteret se sa larg duihen ndërtuar nga objekte të tilla. Nëse ndërtohet rrezikohet të çahet diga, dhe rrezikohen bizneset, shtëpitë dhe jetë njerëzish. Ne do të çohemi sot dhe jo kur të vriten jetë njerëzish. Nuk kemi për ta lejuar këtë qoftë edhe me dhunë.” thanë qytetarët.

protesta te liqeni

Ndërkohë ambientalisti Sazan Guri nënvizoi se kompleksi 17-katësh është në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe se nuk ka asnjë rast të ngjashëm me këtë të Liqenit Artificial. Guri ftoi qytetarët që të mërkurën në orën 14:00 të firmosin para Kryeministrisë që të firmosin rezolutën për ndalimin e ndërtimeve.

“Sot si asnjëherë tjetër, me qindra qytetarë të përgjegjshëm janë mbledhur për t’i thënë jo atyre personave kyç në politkën shqiptare që kanë futur në qorrsokak biznesin sepse në asnjë vend tjetër nuk mund të ndërtohet në aureolën e një dige. Nëse gjendet një shembull tjetër i tillë ne i kërkojmë falje biznesit dhe politikës. Prandaj parullat janë “President i Republikës, siguria e digave është siguri kombëtare.” Diga e është e vetmja vepër arti që ka 100% siguri por edhe të kundërtën 100% pasiguri. Prandaj ti kryetar, nuk mund të japësh leje për ndërtime nën digë. Ne kemi një vendim që quhet Kushtetuta Supreme e Veprave të Artit, dhe asnjë gjykatë nuk mund të dalë kundër këtij vendimi, dhe që bën nul çdo vendim tjetër. Të mërkurën në orën 14:00 ftojmë para Kryeministrirë të gjithë qytetarët të firmosin rezolutën që do t’u dërgohet Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit për ndalimin e ndërtimeve në këtë zonë “ tha ambientalisti Guri

Pavarësisht kundërshtimit nga ana e qytetarëve, ndërtimet për kompleksin 17-katësh vijojnë të pashqetësuara. Kjo pas një vendimi të Gjykatës Administrative që i ka dhënë “Ok” ndërtimit të kompleksit në fjalë, duke rrëzuar kështu vendimin e IKMT për pezullim të ndërtimeve. 

protesta te liqeni

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi