Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto të projektit për ndërtimin e Akademisë së ekipit anglez të futbollit, Manchester City në qytetin e Durrësit.
“Projekt ideja e Akademisë së Manchester City-t në Durrës”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.
Premtimi për një akord me ekipin e njohur europian u bë gjatë fushatës elektorale të 14 majit dhe madje u firmos dhe marrëveshja ku ishte e pranishme ministrja e Arsimit, Kushi dhe kryebashkiakja Emirjana Sako.
Veç talenteve nga Shqipëria, trajnerët e City-t do stërvisin në Durrës edhe talentet e rajonit.