TIRANË- Për shkak të punimeve që po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të bllokohet dalja Tiranë - Rinas. ARRSH njofton se bllokimi do të nisë sonte në orën 20.00 deri në mëngjes në orën 06.00.
Qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative:
• Vorë - Fushë Krujë (kthesa e Rinasit)
• Rruga dytësore: Tiranë – Kamëz – Valias – Rinas
• Rruga Kashar – Thumanë

Foto si do devijohet qarkullimi i mjeteve drejt Rinasit
Komente












