Ndërtimi i Parkut Fotovoltaik të Karavastasë, Rama batuta me inxhinierin: Kuptova që përzierja e një shqiptari me një francez bën një arbëresh! Braçe: Hienat e Lalzit, s’do tjetërsojnë Divjakën

Pas marrjes së lejes ndërtimore, parku fotovoltaik i Karavastasë do të ndërtohet për rreth 12 muaj, ndërkohë që aktualisht po bëhet puna përgatitore për ndikimin në mjedis. Gjatë një inspektimi Kryeministrit Edi Rama iu premtua nga kompania franceze që prodhimi i energjisë nga dielli do të nisë pas një viti.

“Mbas një viti kalojmë në prodhim të plotë”, tha Rama.

Aktualisht po punohet për hartimin e raportit për ndikimin mjedisor dhe më pas do të merret leja e ndërtimit.

“Ne jemi duke përgatitur draftin e parë për ndikimin mjedisor. Parashikojmë që të aplikojmë për lejen e mjedisit në muajin mars, dhe presim që leja të dalë në maj bashkë me lejen arkeologjike, më pas të marrim lejen e ndërtimit”, u shprehën drejtuesit e punimeve.

Kreu i qeverisë bëri me dije se ka mbaruar masterplani i zhvillimit turistik të Divjakës, pa dëmtuar zonën e mbrojtur.

“Qëllimi ka qenë që të adresojmë brishtësinë e kësaj zone në mënyrë që të zhvillohet turizmi, duke shmangur çdo lloj zhvillimi dëmtues, për vlerat e kësaj  zone që janë natyra, speciet”, tha Rama.

Pikërisht për zhvillimin e Divjakës, duhet një mandat i tretë tha zëvendëskryeministri Erion Braçe, teksa iu dha një përgjigje edhe kritikëve të projektit.

“Nëse vlen mandati i tretë është pikërisht edhe për këtë punë, që hienat e Lalzit, hienat politike dhe ekonomike të Lalzit, që shfaqen me trajtë politike këtu duke filluar nga kryetari i shtetit tek ajo tjetra që është pronare e Lalzit normalisht marrin një përgjigje përfundimtare që Divjaka nuk tjetërsohet”, pohoi Braçe.

Nga ana tjetër javën e ardhshme pritet të kemi fituesin e parkut fotovoltaik të Spitallës.

“Brenda javës së ardhme do të kemi fituesin për spitallën duke filluar kështu ndërtimin e parkut të dytë fotovoltaik në Shqipëri”, u shpreh ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku.

Gjatë inspektimit nuk munguan as batutat mes kryeministrit dhe drejtuesit të firmës Voltalia.

Parkut Fotovoltaik të Karavastasë, është më i madhi në rajon që do të prodhojnë 140 megavat energji diellore. Ky projekt do të ndërtohet nga kompania franceze Voltalia që ka ofertuar 24,59 euro për megavat.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja