Ndërtimi i Portit turistik të Durrësit jehonë në CNN, Alabbar: Shqipëria ka indikatorët e duhur të tërheqë investime të huaja! Korrupsioni ka mbetur në të shkuarën

Investimit 2 miliard euro të Portit të Durrësit nga Mohamed Alabbar themelues dhe pronar i kompanisë EMAAR, i është bërë jehonë në median prestigjoze CNN.

Mohamed Alabbar në intevistën për CNN teksa e quan vendin tonë "Europa e re" thotë se vendosi të investojë në Shqipëri pasi të gjithë indikatorët sipas tij janë pozitivë. Për qeverinë thotë se punon vazhdimisht që të jetë pjesë e BE, ndërsa thekson se vendi jonë ka përparuar.

"Europa  e re më tërheq shumë mua. Kur shikoj Shqipërinë dhe shoh çpo ndodh me qeverinë dhe sa e vështirë është që të lëvizë përpara, doja që të isha atje. Sepse të gjithë indikatorët janë pozitivë. Të gjithë këto qytete kanë një rritje ekonomike fantastike, qeveria punon ditë e natë që të jetë pjesë e europës së vërtetë".

I pyetur lidhur me reputacionin negativ që ka vendi jonë për trafik troge, korrupsion, ai tha se këto i përkasin të shkuarës dhe se Shqipëria ka bërë hapa para për forcimin e demokracisë dhe në përthithjen e investimeve të huaja. Këtu shtoi se ai nuk do që thjesht të ndihmojë në procesin e rindërtimit por edhe ta fusë vendin tonë në hartën e përthithjes së investimeve të tjera të huaja.

"Fatmirësisht Shqipëria ka një të shkuar për shkak të qeverive në të shkuarën. Ata duhet të rriten jashtë kësaj.Të gjithë indikatorët janë shumë pozitivë për mua prandaj jam duke bërë këtë projekt dhe jam shumë krenar që jam i pari. Rindërtimi po ndodh tani dhe shpresoj që të kontribuojmë jo vetëm në rindërtim por edhe për të futur Shqipërinë në hartë që të ftohen të tjerë investitorë", shtoi ai.

Në lidhje me investimin madhor në Portin e Durrësit ai tha se do të përfshihen hotele, dyqane, port turistik dhe shumë aktivitete të tjera. Ndërkaq shtoi se këto investime i ka bërë dhe në vende të tjera.

“Këto investime i kam bërë dhe në shumë vende të tjera të botës, të fundit e bëra në Serbi me stacionin e trenit dhe pati shumë sukses. Besoj se këto investime madhore mund të jenë të suksesshme kudo në botë, nëse i bën me dëshirë me partnerët e duhur. Ne do të krijojmë portin më të madh në detin Adriatik. Me qindra apartamente dhe dyqane dhe qendra tregtare. Ky investim për mua është një ëndërr që kam dhe po e bëj realitet”.

Porti i Durrësit do të kthehet në një port turistik, i cili do t’i hapë rrugë ndërtimit të marinës detare të përshtatura për jahte, një terminali modern pasagjerësh dhe ndërtesave, të cilat do të kenë qëllime tregtare dhe hotelerie. Porti i ri turistik i Durrësit do të nisë shumë shpejt punimet dhe për 6 vite do të ketë përfunduar duke u kthyer në zemrën e turizmit shqiptar dhe një forcë e madhe për ekonominë shqiptare.  Porti tregtar do të zhvendoset në zonën e Porto Romanos, duke i dhënë kështu fund problemeve me ndotjen që ka patur deri më sot qyteti i Durrësit.

1619817096_1619816498Arabdurres2.jpg

Muhamed Alabbar

1619817118_1619816507Arabdurres1.jpg

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shkodra: 02/05/2021 21:08

    Ec mor grup hudhi ato lek aty e mos druaj se vec hajr kemi. Pastaj a ka a ska korrupsion koha e verteton. Per ne eshte shanc ky investim

    Përgjigju
  • Gazmend K.: 01/05/2021 15:26

    1) Çështja EMAAR duhet të hyjë në hetim. 2) ai projekt duhet të jetë subjekt i rivendosjes, sepse ligjet janë shkelur; 3) banka botërore dhe EIB duhet të vijnë së bashku për të ndaluar këtë projekt "one man show"; 4) Mbajtësit ekzistues të koncesionit në Porto Romano duhet të jenë të kufizuar në naftë dhe gaz. 5) kur njerëzit janë pro portit turistik në referandum, duhet të organizohet një konkurs ndërkombëtar. Shqipëria nuk është vend arab; Shqipëria është në Evropë dhe duhet të jetë Evropë.

    Përgjigju
  • Mala: 01/05/2021 14:03

    Ju lutem lerojeni PS dhe Ramen te vazhdon me projektet e kontraktuara qe te realizoje ato,Ppulli e ka venerua se ehte per popull dhe per Shqiperine,Andaj, ka dhene besimin e meriuar.Ka sherbyer me korrektesi,pergjegjsi endergjegje te pastar.Largoni ata qe nuk i kane keto tipara, Te tille janne bukur shume.Shqiperia e shqiptarevet!Atdheu mbi te gjitha!

    Përgjigju
  • Alban: 01/05/2021 13:49

    Bravo zoti alabar. Shqiperia ka nevoje per investime kaq madheshtore, do nxisi zhvillim te jashtezakonshem per gjithe vendin

    Përgjigju
  • Arben: 01/05/2021 10:08

    ASHKURAK ZOTI MUHAMED,,,,KUDO NE SHQIPERI KA VENDE TE BUKURA KU MUND TE BEHEN INVESTME TE TILLA TE MEDHA.....SHQIPERIA DO KTHEHET NE NJE VEND SHUME TE VIZITUAR TURISTIK SEPSE KA DET TE BUKUR,, KLIME SHUME TE MIRE DHE USHQIME BIO....NE SI POPULL DUHET VETEM TE MBJELLIM SA ME SHUME PEME,PER NJE AJER TE PASTER,,TE ZEVENDESOJME PEMET DHE PYJET E HUMBURA...

    Përgjigju
  • Eni: 01/05/2021 09:53

    Reklame e mire per vendin...ne e dime me mire korrupsionin si te kaluar po sna ben keq pak genjeshter...por zoti Alabar mire do jete te paguash pronaret me vlere tregu e jo te perfitosh si in strategjik...sepse keshtu e fillon me kemben e gabuar...ka qindra pronare aty....ne Serbi pagove me vlere tregu.

    Përgjigju
    • Lala: 01/05/2021 15:34

      Bregu detit ka pronar? Qe kur kshu apo me ligjin e 91 .

  • ENO NISHE: 01/05/2021 09:27

    Doreheqja e Lulzim Bashes do ti hapi rruge reformimit te PD.

    Përgjigju
  • Lexues: 01/05/2021 08:26

    Po fillojne te intesifikohen Investimet e Drejtperdrejta te Huaja ne Shqiperi dhe trevat shqiptare ne Ballkan! Lajm mjaft i mire! Do te jene magnet per te rinjte shqiptare te edukuar brenda dhe jashte Shqiperise si dhe do te nxisin edhe bizneset vendase qe lidhen me keto investime te huaja. Perkthehen ne zhvillim dinamik ekonomik, social dhe ndergjegjesim dhe orientim teresor politik pavaresisht nga ngjyra. Rruga per integrim nderkombetar rajonal, evropian dhe globalizim.

    Përgjigju
  • lexues: 01/05/2021 07:02

    korrupsioni ka ngelur ne te shkuaren!!!

    Përgjigju
  • Ben: 01/05/2021 06:20

    Ky investim esht nje arritje e madhe per quieting tim dhe per gjith shqiperin, duhet falenderuar shum ky zotria qe zgjodhi shqiperin per investment dhe po ashtu edi ramen qe po ben cmos qe jo vetem per durresin por per gjith shqiperin te investohet masivisht ne menyr qe shqiperis ti kthehet dinjiteti dhe reputacioni qe te themi te verteten kto 30 vitet e demokracise ka qen me i ulti, shpresoj shum ne 5 apo 10 vitet e ardhshme shqiperia te kthehet nje detinacion turistik ne te gjitha agjencit e botes. Love durres love Albania

    Përgjigju
  • artan: 01/05/2021 00:27

    Shqiperia ka nevoje per 200 miliard dollare investime ,,,, qe te vije ne vete nga 40 vjet komunizem dhe 30 vjet korrupsion....megjithate edhe per 2 miliard i themi faleminderit zotit mmuhamed alabar..//sic do besh durresin zoti muhamed bej dhe vloren,saranden,dhe shengjinin...

    Përgjigju
    • Ilda: 03/05/2021 02:51

      Sa miliarda i kane ikur Shqiperise! Mund t'i kishin bere vete keto investime po cizmja e shpuar kemben uje do ta mbaje gjithnje.

  • Shkodra: 01/05/2021 00:00

    Bravo të qoftë o Zotëri. Të ruajtë Zoti. Duket një ëndërr.

    Përgjigju
  • O tej: 30/04/2021 23:31

    Bravo Edi po e kthen vendin ne kantjer.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?