Ministria e Financave së fundmi ka analizuar tiparet kryesore dhe tendencat e zhvillimeve ekonomike të vitit 2017, duke lënë të pandryshuar parashikimin për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto në nivelin vjetor prej 3.8 përqindësh, nga 3.46 për qind që shënonte kjo shifër në vitin 2016.
Sektorët premtues
Qeveria, duke analizuar PBB-së nga ana e ofertës, pohon se rritjet më të mëdha për vitin 2017 do të vijnë nga sektorët e ndërtimit dhe industrisë me respektivisht 9.6% dhe 5%, por nga ana tjetër, për shkak të peshës së tij në strukturën e ekonomisë, kontributi më i madh në rritjen ekonomike të vitit 2017 do të vijë nga sektori i shërbimeve, me një kontribut prej rreth 1.2 pikë përqindjeje.
Ndërsa kontributi në rritjen ekonomike sipas kërkesës agregate për vitin 2017 do të vijë respektivisht +2.5 pikë përqindje nga konsumi, +2.4 nga investimet dhe -1.5 nga eksportet neto.
Rritjen më të madhe për vitin 2017 do ta ketë zëri i investimeve me 8.4%.
Tendenca
Perspektiva ekonomike pritet të vijojë përmirësimin në periudhën afatmesme, analizon Ministria e Financave. Rritja ekonomike pritet të vijojë përshpejtimin e saj, e gjeneruar në masën më të madhe prej kërkesës së brendshme.
Investimet, veçanërisht ato të Huaja Direkte si dhe konsumi, pritet të jenë gjeneratorët kryesorë të rritjes.
Eksporti i mallrave, në reflektim edhe të tendencës së çmimeve ndërkombëtare të naftës bruto dhe mineraleve, pritet të ruajë ritmet e rritjes relativisht të larta të rezultuara gjatë katër muajve të parë të vitit, në linjë kjo me supozimet fillestare.
Në të njëjtën kohë, edhe eksporti i shërbimeve pritet të vijojë në linjë me parashikimet fillestare i udhëhequr nga eksporti i shërbimeve turistike.
Konsumi
Rritja e konsumit privat pritet të vazhdojë të jetë në nivele relativisht të larta pozitive, duke reflektuar besimin e përmirësuar të konsumatorëve.
Ekspertët në Ministrinë e Financave presin që rritja e konsumit privat të mbështetet edhe nga përmirësimet në tregun e punës me efekte pozitive në rritjen e të ardhurave të individëve.
Pasojat
Megjithatë, konsolidimi fiskal do vijojë të reduktojë në mënyrë të konsiderueshme primet e risqeve dhe do të krijojë më shumë hapësira për aktivitetin ekonomik të sektorit privat.
Rritja ekonomike pritet të gjenerojë një nivel relativisht të lartë punësimi, veçanërisht në periudhën afatmesme, pasi sektorët e prodhimit me intensitet të lartë të forcës së punës pritet të performojnë më mirë se të tjerët.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com