Ndërtimorët dhunuan qytetarin
AP: Ngjarje e rëndë, të hetohet

Ndërtimorët dhunuan qytetarin<br />AP: Ngjarje e rëndë, të hetohet
TIRANE- Avokati i Popullit Igli Totozani ka reaguar lidhur me ngajr4en e ndoduhr një ditë më parë pranë shkollës “Andon Zako Çajupi” në kryeqytet, gjatë prishjes së një ndërtimi pa leje. Avoktati i Popullit shprehet se ka ndjekur me shqetësim situatën e krijuar gjatë këtij aktiviteti, dhe dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve nga ana e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor, pranë Bashkisë Tiranë. Totozani e ka quajtur këtë reagim të inspektorëve ndaj rezistencës së qytetarëve “aspak në përputhje me rolin dhe etikën e punonjësve të një shteti që ndërtohet dhe funksionin mbi bazën e parimeve të shtetit të së drejtës”.
 
“Avokati i Popullit dënon aktin e rëndë të dhunës ndaj qytetarëve dhe kërkon nga Policia e Shtetit dhe prokuroria një hetim sa më të shpejtë për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.
Gjithashtu, Avokati i Popullit iu kërkon drejtuesve të këtij Inspektoriati të marrin masa për shkarkim të menjëhershëm të punonjësve dhunues, për shkelje të të drejtave të njeriut dhe sjellje aspak të përshtatshme për punonjësit publik që, në rradhë të parë duhet të jenë e sillen si shërbëtor të qytetarëve dhe në asnjë mënyrë e rrethanë si dhunues të tyre. Po kështu, i kërkojmë drejtuesve të këtij inspektoriati të marrin masa urgjente për pajisjen me uniformën përkatëse dhe lehtësisht të identifikueshme si njësi dhe si individ”, thuhet në reagimin e Avokatit të Popullit.
 
Ndërkaq, avokati Totozani u ka bërë thirrje qytetarëve të ndalojnë ndërtimet pa leje, dhe në rast se kanë objekte të tilla të bashkëpunojnë me Inspektoriatin Ndërtimor në realizimin e detyrave që këtij isntitucioni ia ngarkon ligji.
 
Avokati i Popullit thekson se “do të monitorojë punën e organeve kompetente në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë dhe do të ndjekë në vazhdimësi respektimin e të drejtave të njeriut në veprimtarinë e organeve të administratës publike, pjesë e të cilave është edhe Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Vendor, pranë Bashkisë Tiranë”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Gjermania dhe Franca të shqetësuara, Sarrazin: Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë kompromise që nuk janë të lehta!

Gjermania dhe Franca të shqetësuara, Sarrazin: Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë kompromise që nuk janë të lehta!