Ndërtohet për herë të parë në Durrës muzeu arkeologjik në oborrin e shkollës! Sako: E ndryshuam projektin pas zbulimit të murit antik

Pas gati 2 vite ndërprerje ka nisur puna për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare "Eftali Koçi" në Durrës, e cila u shemb nga tërmeti. Ajo pritet të hapë dyert në shtator dhe në ndryshim nga çdo shkollë tjetër në vend, do të ketë në oborr një muze arkeologjik.

“Kemi ndryshuar krejtësisht projektin e shkollës për shkak të këtij zbulimi. Janë rreth 600 nxënës që do përfitojnë nga ndërtimi i ri, dhe në shtator-tetor rinis mësimi në këto ambiente. Jemi në bisedime me Ministrinë e Kulturës për të pasur një sit muzeal gati ngjitur me shkollën e re që po ndërtohet. Nuk do të përdoret hyrja e shkollës për të hyrë në sit, por jemi duke parë mundësinë e integrimit bashkë me arkeologët. Po kështu disa prej gjetjeve do vendosen në muzeun e shkollës”, tha kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako.

Gjatë gërmimeve, arkeologët kanë zbuluar një fragment të murit rrethues të qytetit, i cili ndante hapësirën urbane me atë funerare e religjoze të qytetit antik. Mendohet të jetë ndërtuar në shekullin VI para erës sonë. Po kështu arkeologët kanë zbuluar disa objekte arkeologjike. Paralelisht me shkollën e re po ndërtohet dhe infrastruktura për vizitorët e këtij siti arkeologjik që i shtohet qytetit bregdetar.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion