Për 800 banorë që jetojnë në fshatrat Daias dhe Gurrë e Madhe në Tiranë është transformuar tërësisht rruga duke shmangur vështirësitë që kishin në transport. Punimet u inspektuan nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, të cilët thanë se ky investim do të rrisë dhe vlerën e pronës.
“Kjo është një nga rrugët ku ka pasur më shumë nevojë për ndërhyrje. Sigurisht, rruga sjell një pafundësi të mirash, rritet vlera e pronës në të dyja krahët, një pjesë është bërë me zona rezidenciale, pjesa tjetër ka një zhvillim të jashtëzakonshëm falë mbështetjes së qeverisë.”, tha Veliaj.
“Lehtëson kushtet e jetesës për rreth 800 banorë që jetojnë mes këtij segmenti të jashtëzakonshëm me një natyrë të mrekullueshme, i mbushur me aktivitete agroturistike. Kjo rrugë i shërben edhe një zinxhiri ekonomik për zonën që sjell një zhvillim të posaçëm" tha Krifca.
Veliaj tha se me rritjen e numrit të lartë dhe të turistëve, ambientet komoduese në qytet po ezaurohen, ndaj do të kërkohet ndihma e ambienteve në zonat periferike.
“Sot jemi në një situatë kur në sheshin “Skënderbej” sheh më shumë të huaj se sa vendas. Ne sot kemi delegacione që nuk gjejnë dot vend, kishim koncertin e Ricky Martin, jemi detyruar t’i çonim në 7 hotele të ndryshme sepse nuk ka hotel që të akomodojë këtë fluks. Kjo do të thotë se është vetëm çështje kohe derisa një pjesë e turizmit dhe e hapësirave në shtretër të vijnë edhe në zonat periferike të Tiranës”, nënvizoi ai.
Te falenderojme shume per kete pune qe ke bere ???? Por mbi te gjithe te falenderon Goni ???? mallkimet e njerzve kane per tu zene
PërgjigjuO Demagogu I Edit,po hap trotuare e rrugë lidhëse në lagjet e vjetëra të Tiranës,në qytet,lyej pallatet d vjetra e suvatimi..jepi identitet çdo Lagjeje...??!!Zgjero Parkun e Pemëve të Liqenit edhe mbi digën me ullishte a Agrume,por edhe poshtë aty te Pishinat bëje me Lulishte e Shatervane!!!
Përgjigju