Dy persona janë arrestuar nga policia e Fierit, pasi akuzohen për ndërtim pa leje dhe plagosje të rëndë me dashje.
Blutë e Fierit thonë se "në pranga u vu shtetasi V.T 23 vjeç pasi në plazhin e Darzezës, u kap duke ndërtuar në pronë shtetërore një objekt me materiale druri (lokal) pa leje".
Po ashtu u arrestuar edhe një 33-vjeçar me iniciale S.K., pasi 6 ditë më parë në lagjen "8 Shkurti", për motive të dobta goditi me mjete të forta shtetasin I.Gj duke i shkaktuar dëmtime në kokë.
Për të dyja rastet materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
Komento