Kombëtarja shqiptare e futbollit luan të shtunën ndeshjen e tretë në grupin e Ligës së Kombeve në transfertë kundër Finlandës, teksa edhe këtë herë, njëjtë si në San Marino, do të ketë një numër të konsiderueshëm mbështetësish në stadium.
Ndeshja ne Helsinki do të nisë në orën 15:00, ndërsa FSHF bën me dije dhe njëkohësisht fton të gjithë tifozët shqiptarë që të mblidhen më herët se ora 12:00 në ‘Old Irish Pub’.
“Federata e Futbollit informon të gjithë tifozët shqiptarë që kanë udhëtuar drejt Finlandës dhe që do të mbështesin Kombëtaren në stadium, se pika e grumbullimit për tifozët do të jetë në “Old Irish Pub” në Helsinki.
Ndërkohë, nesër, më 3 tetor, në orën 12:00, tifozët e Kombëtares do të nisen së bashku nga “Old Irish Pub” drejt “Helsinki Olympic Stadium”, ku në orën 15:00 Shqipëria do të përballet me Finlandën.
Federata e Futbollit fton të gjithë tifozët shqiptarë që ndodhen në Helsinki të bashkohen me grupin në pikën e grumbullimit dhe të mbështesin ekipin kuqezi gjatë gjithë ndeshjes, në mënyrë korrekte dhe duke respektuar rregullat e stadiumit,”-thuhet në njoftim
Për Shqipërinë ndeshja kundër Finlandës vendos shumë, pasi konsiderohet rivali për vendin e parë. Aktualisht ata kanë 4 pikë dhe renditen të dytët në grup, ndërsa kuqezinjtë janë me pikë të plota pas 2 ndeshjeve të para.









Komente
Komento