Ndeshja e futbollit që shënoi fundin
e ekzistencës së një shteti komunist

Ndeshja e futbollit që shënoi fundin<br />e ekzistencës së një shteti komunist
Në fillimin e viteve ̓90, rënia e bllokut lindor komunist kishte trazuar valët e sistemit politik dhe në rajonin e Ballkanit. Jugoslavia, një shtet federativ i përbërë prej 6 etnish të ndryshme konsiderohej nga perëndimi si shembulli i bashkëjetesës midis popujve nën sloganin e ̏vëllazërimit dhe unitetit socialist ̋.

Vdekja e Jozif Broz Titos , themeluesit Jugosllavisë në vitin 1980 katalizoi procesin e rënies së shtetit jugosllav. Kriza që nisi nga dështimi i reformave ekonomike të tregut të lirë nga ish-kryeministri Ante Markoviç precipitoi në krizë ndëretnike. Popujt jo serbë kërkuan shkëputjen e menjëhershme nga shteti federativ.

Deri në 1990 kroatët ,sllovenët, boshnjakët dhe shqiptarët hartuan platformat nacionaliste ku shtetet e reja do të qeveriseshin sipas modelit ekonomiko-politik të Perëndimit. Krahu ekstremist i serbëve shtuan masat shtypëse ndaj popujve të tjerë duke tentuar të ndalonin projektet e reja politike dhe shtetërore.

Në 13 maj 1990, kampionati jugosllav vazhdonte të organizohej pavarësisht tensioneve të brendshme që po kalonte vendi. Kroatët e Dinamo Zagrebit do të zhvillonin takimin e rradhës me rivalët e Red Star-it të Beogradit, ekipit më të mirë në Jugosllavisë, të cilët një vit më vonë fituan dhe Kupën e Europës.

Përpara disa javësh, Franjo Tuxhman që kishte marrë përsipër çështjen e krijimit të shtetit të ri demokratik të Kroacisë me anë të formacionit politik të qendrës së djathtë HDZ fitoi zgjedhjet e para parlamentare.

Midis këtyre dy ngjarjeve gjendet dhe shpjegimi i asaj që e çuan Jugosllavinë drejt katastrofës shkatërrimtare.

Stadiumi i Maksimirit në Zagreb ishte mbushur me tifozët serbë dhe kroatë. ̏ Bad Blue Boys ̋, bërthama e tifozëve të Dinamo Zagrebit kishin zënë pjesën veriore të vendeve të stadiumit, kurse ̏Delija ̋ , ultrasit e Red Star-it ishin pozicionuar në pjesën Jugore të stadiumit.

Rrjedha e ngjarjeve.

Në momentin kur takimi pritej të niste dhe lojtarët e ekipeve respektive kishin zbritur në fushën e lojës, 2000 tifozët serbë të Red Star-it të Beogradit filluan të shkatërronin banderolat me shkrimet në gjuhën serbokroate dhe të lëshonin thirje nacionaliste ndaj kroatëve. ̏ Zagrebi është i Serbëve ̋ dhe ̏Ne do ta vrasim Tuxhmanin ̋ ishin vetëm preludi i dhunës që mbërtheu të gjithë të pranishmit në Maksimir.

Tifozët kroatë u përplasën fizikisht me kundërshtarët serbë. Policia e Zagrebit, që drejtohej nga një serb ndërhyri ndaj kroatëve duke i sulmuar dhe arrestuar. Kur një tifoz kroat i Dinamo Zagrebit po goditej me shkopinj gome nga policët jugosllavë, kapiteni 21-vjecar dhe ylli i ardhshëm i Milanit dhe Kroacisë, Zvonimir Boban goditi me shkelm oficerin me origjinë boshnjake Refik Ahmetoviç që po dhunonte bashkëpatriotin e tij.

Ai u mor në mbrojtje nga pjesëtarët e ̏Bad Blue Boys ̋. Gjesti i tij shërbeu për të krijuar mitin e nacionalizmit kroat kundër atij serb. Bobani u shndërrua në ̏Hero të kroatëve ̋ që kishin vuajtur për mëse 40 vjet shtypjen nga serbët.Për herë të parë në sytë e të gjithë publikut në Jugosllavi, kushdo mund të ngrinte krye ndaj serbëve.

Redaksia Online
D.V/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi