Ndeshja, FSHF: Biletat transparente
s'mbajmë përgjegjësi për tregun e zi

Ndeshja, FSHF: Biletat transparente<br />s'mbajmë përgjegjësi për tregun e zi
Pas reagimeve të publikut për keqmenaxhimin në shitjen e biletave për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Armenisë ka reaguar FSHF, e cila fillimisht thekson se 20% e biletave janë shitur online në mënyrë transparente, ndërsa pjesa tjetër në Tiranë dhe Elbasan sipas rregullave. Përsa i përket tregut të zi, institucioni më i lartë i futbollit në Shqipëri thekson se “nëse dikush blen një biletë në formë të ligjshme e më pas e shet këtë biletë personalisht në formë të jashtëligjshme, ky nuk është aspak faji ynë”.
 
Njoftimi i plotë


Federata Shqiptare e Futbollit, informon publikun dhe mediat në lidhje me shpërndarjen dhe shitjen e biletave për ndeshjen e rradhës kualifikuese per kampionatin Europian, Shqipëri-Armeni, që do të luhet të dielën më 29 Mars në stadiumin “Elbasan Arena”.

Së pari, ne si zyre shtypi duam të informojmë publikun se interesimi për këtë ndeshje, ka qenë i jashtëzakonshëm dhe kerkesat per te asistuar ne stadium kane qene maksimale ndaj per kete fillimisht duam të falenderojnë të gjithë ata që mbështesin Kombëtaren Shqiptare të Futbollit. Kerkojme ndjese ne forme morale që s’mund të plotësojmë mijëra kërkesa që vijnë për pajisjen me bileta, pasi nuk eshte ne doren tone por ne baze te vendeve qe ofron  “Elbasan Arena” sepse korrektesia dhe mbarevajtja e  procesit te ndeshjes ne teresi eshte prioriteti yne si federate.

Sa i takon shitjes së biletave, FSHF ka aplikuar për herë të parë në Shqipëri, shitjen e biletave online. Nje sherbim ky qe ka qene prezent ne webin zyrtar te FSHF-se per nje hark kohor 17 ditesh ne lidhje me ndeshjen qe na pret. Rreth 20% te biletave jane shitur ne kete formë.

Një proces ky tejet transparent, i cili është lehtësisht i kontrollueshëm dhe krijon lehtësi për aplikuesit e mbi te gjitha krijon distancen nga cdo korrupsion, apo abuzim te mundshem. Kjo është një risi që ne kërkojmë ta përsosim edhe me gjere në të ardhmen me ndeshjet pasardhese, për ti dhënë sa më shumë mundësi sportdashësve që të ndjekin ndeshjet e kombëtares, si dhe per te zeruar cdo veprim te jashteligjshem qe mund te cenoj personin qe aplikon per bilete por edhe punonjesit e vet federates.

Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me të gjitha grupimet e organizuara të tifozëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe nga gjithë Europa, ka bërë planifikimin dhe shpërndarjen e biletave për ta, duke i konsideruar një faktor të rëndësishëm, që mbështesin kombëtaren kuqezi, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Biletat për këtë ndeshje, janë shitur në sportelet përkatëse si në qytetin e Tiranës ashtu edhe në atë të Elbasanit, duke pajisur me to, qytetarët e paraqitur në sportele. Sigurisht, kërkesat janë shumë më të mëdha në raport me mundësitë dhe kapacitetin e stadiumit por kjo nuk eshte ne doren tone.

Ne si zyre shtypi i lutemi mediave dhe gazetareve qe te distancohen ndofta nga inate personale dhe mos te ngrene gishtin e akuzes ndaj krereve te federates, sepse nese dikush blen nje bilete ne forme te ligjshme e me pas e shet kete bilete personalisht ne forme te jashteligjshme, ky nuk eshte aspak faji yne sepse do ishte jo profesionale madje naive edhe per ju si gazetar qe me te tilla veprime te kryera nga individ qe nuk kane asnje lidhje me federaten, te beni lajme dhe njoftime ne shtyp.

Perkundrazi ne ju bejme thirrje edhe ju qe merreni me shtypin dhe jeni ne kontakt me sportin, te krijoni mesazhe sensibilizuese kundra ketyre fenomeneve dhe jo te akuzoni e te shpifni pa baza sepse nuk eshte sjellje korrekte.
Madje FSHF i bën thirrje qytetarëve, që të denoncojnë çdo abuzim të mundshëm në lidhje me çmimin e biletës apo shitjen e tyre në vende të paautorizuara nga FSHF.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni