Ndeshja kundër Skënderbeut, Orges Shehi tregon mungesat: Jemi stërvitur me numër të reduktuar, Kombëtarja na lumturoi

Tirana dhe Skënderbeu luajnë nesër në 15:00 për javën e tretë në Superligë. Në "Selman Stërmasi", bardheblutë e Orges Shehit kërkojnë të ndalin korçarët që kryesojnë pas dy fitoreve në javët e para. Për mediet, trajneri bardheblu Orges Shehi tregoi për problemet me pezullimet, dëmtimet dhe virozat.

Skënderbeu me gjashtë pikë prin tabelën, ndërsa Tirana me katër pikë pas dy javëve mban vendin e tretë.

"Pushimi i Kombëtares? Dua të uroj publikisht Kombëtaren për këto dy ndeshje sepse na kanë lumturuar dhe na kanë gazuar duke qenë pranë objektivit dhe meritojnë komplimente. Na ka shërbyer për të pasur rikuperim edhe pse kishim vështirësi sepse kishim gjendje jo të plotë. Pas Teutës na mungon Deliu dhe disa lojtarë kishin viroza. Me numër të reduktuar jemi munduar të stërvitemi maksimalisht", tha fillimisht durrsaku.

Më pas trajneri i Tiranës foli edhe për rivalin. Sipas tij tani është koha që skuadat të kolaudohen.

"Skënderbeu? Tani është përballje ku skuadrat kolaudohen dhe jo çdo skuadër ka formë ideale. Skënderbeu ka histori dhe e ka nisur mirë dhe ndodhet në vendin e parë. Kjo lidhet me performancën tonë që duhet të përmirësohemi dhe duhet të bëjmë më të mirën nesër", tha Shehi.

Tekniku ceku edhe temën e mungesave, me Tiranën që nuk do ketë gati kapitenin Najdovski për shkak të pezullimit.

"Mungesa e Najdovskit? Filipi mungon për arsye pezullimi dhe do të jetë 2 javë jashtë. Edhe Deliu sepse ka pasur shqetësim dhe nuk është stërvitur për një dëmtim. Filipi është i rëndësishëm dhe sigurisht që duke afruar Lulajn për shkak pezullimi, plotësojmë boshllëqet. Mungesa do të ketë dhe shpresojmë të jenë për pezullime për atë që ka futbolli, për dyluftime. Shpresoj të kthehet edhe Filipi për të qenë të plotë sepse është i rëndësishëm", tha tekniku bardheblu.

Shehi u ndal edhe te rivalët dhe skema e re e play-off për katër skuadrat që dalin të parat.

"Rivalët e Tiranës? Kundërshtarët tanë edhe në ndërtim por edhe në konsolidim janë të qartësuar. Të mos harrojmë që kemi një modul dhe skemë tjetër dhe ul përqendrimin sepse mendojnë të gjithë që 4 dalin dhe për mua kjo është e gabuar. Nuk duhet të mendojmë që dalin 4.Duhet të jemi ne të zotët e fushës dhe protagonistët e ndeshjes, të hyjmë me mendësi tjetër. Skuadrat do të konsolidohen nga java në javë sepse nuk di që asnjë skuadër në botë nuk ka formë të konsoliduar. Skuadra rritet dhe duhet të përmirësohemi nga vetja dhe në fund shohim kush do të jenë konkurrentët", tha Shehi.

Sa i takon llogarive për kampionatin, trajneri tha se ekipet përmirësohen nga java në javë.

"Llogari për kampionatin? Mendoj se skuadra do të përmirësohet nga java në javë sepse rritet edhe ritmi dhe ndryshon performanca dhe duhet të fusim pak kokë për tranzicionin. Manovra ndryshoj nga java në javë me sa eksperiencë kam, skuadrat përmirësohen nga fundi i fazës së parë", tha Shehi mes të tjerash.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni