Ndeshja me kryesuesit, Vllaznia ka gjashtë mungesa! Portieri dy muaj jashtë

Ndeshja me kryesuesit, Vllaznia ka gjashtë mungesa! Portieri dy muaj jashtë

Vllaznia 2-0 Teuta

Vllaznia dhe Egnatia luajnë nesër në 18:00 për javën e gjashtë në Superligë. Dueli i "Loro Boriçit" sheh gjysmën e shkodranëve të dëmtuar, me trajnerin Migen Memelli që duket në vështirësi serioze sa i takon zgjedhjes për formacionin.

Hakaj, Juriç, Spahija dhe Bruno Gomes ndodhen prej ditësh të dëmtuar, teksa pas sfidës me Teutën janë shtuar edhe Asani dhe Qarri. Nga porta në sulm, Memelli do duhet të "shpikë" formacionin për përballjen me kryesuesit e Egnatias.

Portieri Kristi Qarri nuk e mbylli ndeshjen kundër Teutës, fituar 2-0 nga shkodranët, pasi në minutën e 85 pësoi një dëmtim në dorë. Ai la fushën me barrelë dhe dhimbja nga dëmtimi ishte e madhe, aqsa nuk munguan lotët në sytë e 22-vjeçarit.

Qarri ka dëmtim në kockën e bërrylit dhe dëmtim në muskulin e krahut, çka ka bërë që klubi të kërkojë një kurim më të specializuar në Tiranë. Më së paku gardiani do mungojë një muaj, teksa dëmtime të kësaj natyre duke nisur edhe nga forma mund të zgjasin edhe 2-3 muaj për një rikuperim të plotë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi