Në orën 19:00 pritet që të luhet “Derbi” i kryeqytetit Partizani-Tirana, në stadiumin e ri “Air Albania".

Policia e Tiranës ka njoftuar masat që janë marrë për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes, duke theksuar se do të ketë prani të uniformave blu në të gjithë territoret jashtë stadiumit.

Policia bën me dije se në rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë publike do të ndërhyjë në ambientet e brendshme të stadiumit për rivendosjen e rendit dhe shoqërimin e shkelësve të ligjit në ambientet e Policisë për procedim penal apo administrativ.

Për shkak të lëvizjeve të tifozerisë të dy skuadrave, do të ketë kufizim mjeteve  nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit

Segmentet e bllokuara:

• Sheshi “Nënë Tereza”;

• Pjesë të segmentit të rrugës “Lek Dukagjini”;

• Rruga “Dervish Hima”;

• Përreth stadiumit “Air Albania” ;

• Do të kufizohen rrugëkalimet gjatë kohës së kalimit të tifozëve të Partizanit dhe Tiranës.

Po kështu, policia u ka kërkuar tifozëve të Sport Klub Partizanit dhe Sport Klub Tirana që të zbatojnë kërkesat e mëposhtme:

1. Tifozët e Sport Klub Partizanit do të grumbullohen tek 21 Dhjetori dhe do të kalojnë në itinerarin për tek stadiumi "Air Albania” nga:

• 21 Dhjetori;

•ura “Vasil Shanto”;

•kryqëzimi i rrugës “Komuna e Parisit”,

• rruga “Sulejman Delvina”;

• Libri Univeristar; 

• Presidenca drejt për tek COIN;

• Hyrjet tek tribuna N dhe E të stadiumit dhe anasjelltas;

2. Tifozët e Klub Sport Tirana do të grumbullohen te Teatri i Kukullave dhe do të kalojnë në itinerarin për tek stadiumi "Air Albania” nga;

• Ministria e Brendshme, Pedonalja;

•rruga “Xhorxh Bush”;

•Ura e Elbasanit, rruga e “Elbasanit”;

• Ambasada e SHBA-së; • Kthim në rrugën “Dervish Hima;

• Kthim në rrugën “Sheh Ahmet Pazari”;

• Tribuna “S” dhe kthim anasjelltas;

“Policia garanton dhe siguron lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë itinerarit të caktuar.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive në zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara.

Do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme (si armë apo lëndë piroteknike etj ). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi. Nuk do të lejohen të futen në stadium fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindërit apo kujdestarit.

Policia bën me dije se në rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë publike do të ndërhyjë në ambientet e brendshme të stadiumit për rivendosjen e rendit dhe shoqërimin e shkelësve të ligjit në ambientet e Policisë për procedim penal apo administrativ. Ndaj shkelësve do të zbatohen me korrektësi dhe përgjegjësi kërkesat e akteve ligjore në fuqi.:-thuhet në njoftimin e policisë.