Ndeshja Serbi-Shqipëri Mediat e
huaja: Skandaloze dhe e turpshme!

Ndeshja Serbi-Shqipëri Mediat e<br />huaja: Skandaloze dhe e turpshme!
Trazirat dhe dhuna e ushtruar ndaj ekipit tonë kombëtar në stadiumin e Partizanit në Beograd, është pasqyruar gjërësisht edhe në mediat kryesore botërore.

Mediat britanike dhe ato gjermane e kanë vlerësuar të turpshëm veprimin e tifozëve dhe organizatorëve të kësaj ndeshje, e cila është ndërprerë në minutën e 42-të pas përleshjeve që ndodhi në fushën e blertë.

“Skandaloze”, “E pabesueshme”, ka shkruar “Bild”. Ndërkohë, edhe mediat tjera botërore e vlerësojnë këtë si një skandal, ku lojtarët shqiptarë u sulmuan.

Edhe mediat italiane i kanë kushtuar vëmendjen kryesore dhunës në Beograd, duke e cilësuar se ishin përleshjet për motive antisportive që ndërprenë derbin e Ballkanit.

Ndërkaq zyrtarët e UEFA-s do të vendosë për epilogun e kësaj ndeshje, dhe sipas të gjitha gjasave, Shqipëria do të fitojë tri pikët, ose ndeshja do të përsëritet pa tifozë. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji