Ndeshja Serbi-Shqipëri, Bogdanov
 Ja pse u futa në fushën e lojës

Ndeshja Serbi-Shqipëri, Bogdanov<br /> Ja pse u futa në fushën e lojës
Ivan Bogdanov, huligani serb që u fut në fushë gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë ka rrëfyer për mediat serbe arsyet e këtij veprimi. Gjatë dorëzimit e tij në polici, pas shpalljes në kërkim, Bogdanov nën shoqërinë e avokatit Nemanja Govedarice, ka rrëfyer: “Jam futur (në fushë) për vetëm një arsye. Doja të hiqja dronin e me flamurin e Shqipërisë së madhe. Ai më ngrinte nervat dhe vendosa ta bëj sepse askush nuk po lëvizte deri në atë moment”.
 
 
Bogdanov, shkruan “Kurir” pas një seancë dëgjimore është lënë sërish i lirë nga forcat serbe të rendit. Bogdanov rrezikon deri në 5 vjet burg nëse gjykohet për dhunë në manifestime sportive dhe deri në 12 vjet nëse gjykohet se ka qenë ai kreu i tyre. Sipas mediave serbe ai me shumë gjasa mund të dënohet edhe për kundravajtje.

Dyshohet se që pas 14 tetorit Bogdanov është strehuar në pjesën veriore të Mitrovicës në territorin që nuk kontrollohet nga forcat e rendit të ishte bërë edhe më parë i njohur për djegien e flamurit të kombëtares shqiptare të futbollit në një ndeshje të Serbisë në Xhenova.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra