Stadiumi “Elbasan Arena” po përgatitet për të pritur një tjetër ndeshje të rëndësishme të kombëtares, atë me Armeninë që luhet të dielën.
Ndërsa punonjësit janë duke punuar në pjesën e pistës, gjithçka duket gati për të pritur në kapacitet të plotë sportdashësit, që pritet të jenë 12500, ndërsa biletat tashmë janë ezauruar.
Problem për sportdashësit elbasanas edhe këtë herë është numri i paktë i biletave të vëna në dispozicion, teksa në Elbasan kanë ardhur vetëm 100 të tilla.
Ndërkohë drejtoria e Policisë në një komunikim për mediat deklaron se ditën e dielë do të ketë disa rrugë të bllokuara dhe po kështu nuk do të lejohet parkimi.
Sa i përket incidenteve drejtori Nallbati theksoi se priten rreth 150 tifozë armenë dhe në shërbim do të përfshihen 320 efektive policie.
Sa i përket shitjes së biletave në tregun e zi, Drejtori i Policisë theksoi se do të ketë një monitorim të rreptë të abuzuesve nga krimi ekonomik.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO