Ministria e Shëndetësisë i ka kthyer përgjigje Federatës Shqiptare të Futbollit, në lidhje me kërkesën e tyre që në ndeshjen Shqipëri-Angli, të lejohen tifozët, deri në 30%, ose 6500 persona.

Në letrën dërguar Federatës Shqiptare të Futbollit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nënvizon, se zhvillimi i ndeshjes me shumë spektatorë konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e COVID-19.

“Zhvillimi i këtij aktiviteti sportiv me pjesmarrje të spektatorëve konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e infeksionit Covid-19, kjo për shkak se shoqërohet me grumbullime njerëzish. Duke parë situatën epidemiologjike, në kushtet e numrit të lartë të rasteve të reja të infektimeve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk e miraton kërkesën tuaj”, lexohet në letrën e mbërritur në zyrat e FSHF-së.

Pak ditë më parë Federata Shqiptare e Futbollit i dërgoi një letër qeverisë shqiptare për të lejuar që në stadium gjatë ndeshjeve të lejohet 30 % e tifozëve ashtu siç e lejon edhe UEFA. FSHF kërkoi që ky vendim të aplikohej në ndeshjen e kombëtares Shqipëri-Angli më 28 mars në Tiranë dhe të lejoheshin 30 % të tifozëve duke respektuar të gjitha protokollet e COVID-19.

Pergjigja e Ministrise se Shendetesis